Lajme
Ukraina e etiketon Nestlén zvicerane si një ‘sponsor’ të agresionit të Rusisë
Ukraina ka përfshirë Nestlé në listën e saj të “mbështetësve ndërkombëtarë të luftës” për shkak të aktiviteteve të saj në Rusi, duke akuzuar gjigantin ushqimor zviceran se “ushqen agresorin”.
“Pavarësisht agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Nestlé vazhdon të operojë në vendin agresor, duke furnizuar me produkte popullatës dhe duke zhvilluar prodhimin e saj në vend”, tha Agjencia Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit (NAZK) në një deklaratë të enjten, transmeton albinfo.ch.
Prandaj, Nestlé i është bashkuar “listës së mbështetësve ndërkombëtarë të luftës”, shtoi ajo. Ky emërtim i dhënë nga agjencia kompanive ndërkombëtare, nuk ka asnjë pasojë juridike.
Sipas NAZK-së, përveç “ushqimit të agresorit”, grupi “i tregon edhe vetë Rusisë se vazhdon të integrohet në tregun botëror, pavarësisht krimeve të shumta të luftës të kryera në Ukrainë”.
Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, shumë kompani perëndimore kanë zgjedhur të largohen nga Rusia. Ata që kanë mbetur janë kritikuar ashpër nga autoritetet ukrainase, të cilat i akuzojnë ata për ofrimin e ndihmës financiare për Moskën.
E pyetur në lidhje me njoftimin e agjencisë ukrainase, Nestlé iu referua një deklarate të mëparshme në të cilën tha se qëndronte “në krah të popullit ukrainas dhe [të tij] 5,500 punonjësve në vend”.
“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ne kemi reduktuar në mënyrë drastike portofolin tonë në Rusi dhe kemi zbatuar veprimet që kemi njoftuar në mars 2022,” tha Nestlé.
Në veçanti, Grupi thotë se ka “pezulluar shumicën dërrmuese të ofertave të produkteve” të disponueshme para luftës dhe “ndaloi të gjitha importet dhe eksportet jo thelbësore drejt dhe nga Rusia”.
E-Diaspora
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë Nga zgjedhjet për këshillin e komunës Muri Gümligen, shqiptari Hilmi Gashi ka arritur të sigurojë edhe...
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani siguron mandatin në Asamblenë e Bernës Shasime Osmani ka arritur të sigurojë vendin e saj në Asamblenë e Bernës. Ajo garoi nga...
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Ndalimi i mbulesës në fytyrë nuk ka asnjë ndikim në turizëm
-
Zvicër: Qytetarët refuzojnë propozimet e ligjit për qira
-
Zviceranët i thonë “po” financimit uniform të shëndetësisë