Kriza në Ukrainë
Ukraina apelon për ndihmë, thotë se po i mbarojnë armët
Një zyrtar ukrainas tha se ushtrisë së tyre po i mbarojnë municionet që i nevojiten për luftën e saj kundër forcave ruse.
Në rajonin e Mykolaivit, pranë vijës së frontit në jug të vendit, guvernatori rajonal bëri thirrje për ndihmë urgjente ushtarake ndërkombëtare, raporton VOA.
“Ushtria ruse është më e fuqishme, ka shumë artileri dhe municione. Tani për tani, kjo është një luftë me artileri… dhe ne nuk kemi municione”, tha Vitaliy Kim. “Ndihma e Evropës dhe Amerikës është shumë, shumë e rëndësishme”.
Ukraina është në bisedime me vendet e tjera për sigurimin e më shumë armatimeve. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, shkruante në një postim në Twitter të shtunën se kishte folur me homologun e tij polak, Zbigniew Rau, mbi çështjen e dërgesave të ardhshme në armatime të rënda. Zoti Kuleba tha se të dy diskutuan gjithashtu mbi vendosjen e një raundi tjetër sanksionesh evropiane ndaj Rusisë.
Në fushën e betejës, luftimet e ashpra vazhduan në rajonin e Donbasit, ndërsa ushtria e Ukrainës nisi disa kundërsulme në rajonin Khersonit, në jug të vendit, të pushtuar nga Rusia.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë