Tematike

Uji mund të mbysë! Fushatë parandaluese ​​për shtetasit e huaj

Statistikat e mbytjes për vitin 2019 tregojnë se vitin e kaluar 25 nga 49 viktimat në ujë sa janë regjistruar gjithsej, kanë qenë me origjinë të huaj , që i bie 51% (përfshirë turistët)

Shtetasit e huaj ndodh të mbyten veçanërisht shpesh në ujërat e Zvicrës. Për të vepruar kundër kësaj, Shoqata Zvicerane e Shpëtimit të jetëve (SLRG) së bashku me Kryqin e Kuq Zviceran (SRK) ofrojnë dokumente përkatëse parandalimi në disa gjuhë.
SLRG druan se numri i aksidenteve ujore në verën e vitit 2020 mund të jetë më i lartë se në vitet e tjera. Ajo pret që qytetarët zviceranë të kalojnë më shumë pushimet në Zvicër këtë vit, si rezultat i pandemisë së koronavirusit. Kjo hipotezë bazohet në një studim përfaqësues të gfs të porositur nga SLRG në maj të vitit 2020.

Në varësi të kërkesave të Qeverisë Federale dhe kantoneve, mund të ketë gjithashtu kufizime në pishina, në lidhje me kapacitetin maksimal të vizitorëve. Ky faktor mund të bëjë që njerëzit në Zvicër të vizitojnë më shumë ujëra të hapura (liqene dhe lumenj).

Në lidhje me statistikat e mbytjes, SLRG e di se shumica e rasteve të tilla ndodhin në ujëra të hapura. Kjo rrit mundësinë e mbytjes në aksidente në, brenda dhe mbi ujë. Për këto arsye, SLRG ka filluar projektin e parandalimit “Verë Corona 2020 – Parandaloni mbytjen së bashku!”. Më shumë informacion në: www.coronasommer2020.ch.

Një grup veçanërisht i prekshëm në këtë drejtim janë njerëzit me nënshtetësi të huaj. Nga njëra anë, shumë njerëz në këtë grup kanë pak ose aspak përvojë në raport me ujërat zvicerane. Nga ana tjetër, ata shohin se sa natyrshëm i qaset ujërave popullata lokale dhe kuptohet se edhe ata dëshirojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Por, ndonjëherë me pasoja fatale.

Për t`i përcjellë aftësitë themelore të sigurisë në ujë tek personat me kombësi të huaj, që nga viti 2017 është në dispozicion fletushka “Argëtim në, brenda dhe mbi ujë”, e cila përmban këshilla për një përjetim të sigurt të kënaqësisë në ujë. Botimi është realizuar në bashkëpunim të ngushtë midis SLRG dhe Kryqit të Kuq Zviceran (SRK), Shoqatës për Pishina të mbuluara dhe të zbuluara (VHF). Po ashtu këtu ka ndihmuar edhe audienca e synuar, e cila është përfshirë përmes të ashtuquajturave grupe fokusimi.

Me simbole, ilustrime të thjeshta dhe tekste të shkurtra, në gjuhë të ndryshme (përfshirë arabishten, persishten dhe tigrenishten, si dhe tri gjuhët kombëtare të Zvicrës dhe anglishten), shpjegohen rregullat e larjes SLRG, si dhe aspekte të tjera të sjelljes që lidhen me sigurinë në dhe. Fletushkat dhe posterët mund të shkarkohen ose porositen si të shtypura në tri pako në gjuhë të ndryshme, pa pagesë: www.migesplus.ch/baden-sicherheit.

Më shumë informacione mund të gjeni në faqen tonë të internetit www.slrg.ch ose në www.coronasommer2020.ch.

Jasmin Wyrsch ([email protected]), 041 925 88 77, Swiss Life Saving Society SLRG, është në dispozicion për informacion.

SLRG – Shpëtimtari juaj i jetës

Shoqata Zvicerane SLRG është organizata më e madhe e sigurisë së ujit në Zvicër. Organizata jofitimprurëse e pranuar nga ZEWO synon të parandalojë aksidentet në, dhe mbi ujë, si dhe trainimin e rojeve të jetës. Në mënyrë të veçantë, SLRG është e përfshirë në projekte të ndryshme të parandalimit, ofron kurse trajnimi për shpëtim të jetës nga uji për një spektër të gjerë të grupeve të synuara. Ajo po ashtu ofron mbikëqyrje të sigurisë në ujë në shumë ngjarje dhe vendpushime banje.

Me 126 seksione dhe 25.000 anëtarë në të gjitha pjesët e vendit, SLRG punon në frymën e konceptit të Kryqit të Kuq. Duke promovuar shpëtimtarët e jetës si një sport, promovon angazhimin humanitar – veçanërisht për fëmijë dhe adoleshentë të shumtë.