Kuriozitete
Ujëvara më e madhe brenda aeroportit më të bukur
Ujëvara do të jetë 40 metra e do të burojë nga qendra e kupolës
Ujëvara e mbuluar më e madhe në botë do të gjendet në një aeroport, jo në një çfarëdo, por në “Changi Airport”, “thesarin” e Singaporit, që njihet tashmë si më i bukuri në botë.
Brenda këtij viti është parashikuar inaugurimi për kupolën e së ardhmes me xham në atë që më parë ishte një parking i aeroportit ndërkombëtar.
Një strukturë prej 134 mijë metrash katrorë në 10 kate që do të mirëpresë një seri kopshtesh të ngjashme me pyjet, 130 dhoma hoteli, 300 restorante e dyqane, një park botanik dhe një urë gjigande. Më pas, natyrisht edhe ujëvara që ka një kosto prej 1,5 miliardë euro, transmeton ‘Scan’.
Punimet kanë nisur në vitin 2014. Dhe “Rain Vortex” do të jetë padyshim pjesa më tërheqëse e projektit, përcjell albinfo.ch.
Ujëvara do të jetë 40 metra e do të burojë nga qendra e kupolës. Uji që rrjedh do të rrethohet nga kopshtet në 5 kate ku janë pozicionuar edhe hapësirat tregtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik