Shkurt.ch

Ueli Maurer, Këshilltar federal, mendon për 2013-ën

Këshilltari federal, Ueli Maurer, do të bëhet kryetar i Konfederatës në vitin 2013. Përveç të dhënave të departamentit (cilit ?), duke përfshirë luftën e tij për aeroplanët luftarakë “Gripen”, ai tashmë është duke menduar për rolin e tij në të ardhmen me sloganin “Zvicra me të tjerët, për të tjerët”.

Ky slogan “nuk është definitiv, natyrisht, por ai i jep një drejtim”, ka thënë Departamenti për Mbrojtje, si dhe për mbrojtje të popullsisë dhe sportit (DDPS), është shprehur ministri për gazetën “Le Matin”.

Gjatë këtij viti presidencial, SVP/UDC e Cyrihut dëshiron të mobilizojë popullsinë, të inkurajojë atë që “të takohet me të tjerët, të ndërmarrë gjëra së bashku”. Sipas tij, “është e rëndësishme që ne të fuqizojmë kohezionin tonë. Sepse, vetëm një Zvicër e fortë mund të pozicionohet fuqishëm jashtë vendit”.