Futboll
UEFA shtyn Kampionatin Evropian deri më 2021
UEFA ka vendosur që Kampionati Evropian që ishte planifikuar të fillojë në qershor të këtij viti të shtyhet për në vitin 2021, në mënyrë që klubet të kenë mundësi t’i përfundojnë sezonet në kampionatet vendore këtë sezon, shkaku i situatës që është krijuar nga kriza e koronavirusit. Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit e Norvegjisë, edhe para vetë UEFA-s.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e kishte thirrur takimin me përfaqësuesit e të gjitha 55 Federatave anëtare, Shoqatës së Klubeve Evropiane, Ligave Evropiane dhe Unionit të Futbollistëve Botërore (FIFPro). Ky takim ishte ftuar ta diskutuar përgjigjen e futbollit ndaj krizës së koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Futbolli në shumicën e vendeve në Evropë është ndalur përkohësisht. Vendet e vetme në Evropë ku u luajt futboll në nivelin e parë të shtunën ishin Rusia, Turqia, Hungaria, Serbia dhe Ukraina. Ndeshjet e Turqisë u zhvilluan prapa dyerve të mbyllura. Të hënën, Federata hungareze lajmëroi se liga është suspenduar.
Federata e Futbollit e Norvegjisë ka qenë e para që e ka konfirmuar lajmin për shtyrjen e Evropianit, përmes një lajmi të postuar në llogarinë zyrtare në rrjete sociale.
“UEFA ka vendosur që Kampionati Evropian të shtyhet deri në vitin 2021. Do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 11 korrik të vitit të ardhshëm”, shkruan Federata norvegjeze.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë