Futboll

UEFA Nation League: Kombëtarja helvete do të luajë në St.Gallen

Përballja e parë në kuadër të UEFA Nations League, Zvicra do ta ketë kundër Islandës. Ndeshja do të zhvillohet në 8 shtator në qytetin e St.Gallen, shkruan srf.ch. St.Gallen pret kombëtaren helvete pas shumë vitesh në fushat e saj. Tre ditë më vonë lojtarët e Vladimir Petkovic, mes tyre edhe pesë me origjinë shqiptare, do të luajnë kundër Anglisë – por vendi dhe koha nuk janë përcaktuar.

Zvicra ndodhet në grupin e Ligës A sëbashku me Islandën dhe Belgjikën. Fituesi i saj shkon në fazën e fundit, që do të mbahet në verë 2019.

Gjithsesi Zvicra deri atëherë ka shumë punë tjera në KB 2018. Përpara Rusisë, më 3 qershor Zvicra do luajë kundër Spanjës, ndërsa në 8 qershor në Lugano kundër Japonisë.