Futboll

UEFA: Të largohen shishet me birrë kur paraqitet një lojtar mysliman

Pas shumë reagimeve, shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA, ka marrë një vendim interesant në lidhje me shishet e birrës ‘Heineken’ që reklamohen në konferencë për shtyp, përcjell albinfo.ch.

Largimi i Coca Colas nga Cristiano Ronaldo dhe shishja e birrës nga Paul Pogba, e kanë karakterizuar Kampionatin Europian EURO20.

Sipas mediave të huaja, UEFA tani ka marrë vendim që shishet e birrës ‘Heineken’ të mos i shfaqë kur në konferencë paraqiten lojtarët që i përkasin fesë myslimane.

Para disa dite, UEFA vendosi po ashtu që nëse lojtarët largojnë shishet e Coca Colas nga tavolina, do të gjobiten me të holla.