Futboll

UEFA me statistika për Zvicrën, Shaqiri lojtari kryesor

Zvicra ka hyrë në mesin e tetë kombëtareve më të mira të Evropës

UEFA.org i ka kushtuar një shkrim special secilës Kombëtare që është kualifikuar në çerekfinale. Në mesin e tyre është edhe Zvicra, përcjell albinfo.ch.

Zvicra e filloi Evropianin me një barazim ndaj Uellsit, pastaj humbi 3:0 nga Italia dhe në ndeshjen e fundit në grupe mposhti Turqinë 3:1. Në fazën e eliminimit mundi Francën me penallti pas një barazimi të çmendur 3:3. Ky është suksesi më i madh në një ngjarje madhore, duke u kualifikuar në çerekfinale. E, të premten do të ndeshet me Spanjën. 

Top-shënuesi është Haris Seferoviq me tre gola, dy i shënoi ndaj Francës.  

Trajner është Vladimir Petkoviq. Ai mori Zvicrën në vitin 2014 dhe nga ajo kohë kanë marrë pjesë në cdo ngjarje madhore.  

Lojtari kryesor: Xherdan Shaqiri 

Truri i ekipit, krijuesi i ndryshimeve reale. Dygolëshi i tij kundër Turqisë siguroi kualifikimin në fazën e cerekfinaleve dhe kur ai shkëlqen, e gjithë skuadra bën gjithashtu. Në vrimën pas sulmuesve, ai garanton cilësinë për të cilën Zvicra është e dëshpëruar kur sulmon.