Futboll
UEFA ka ndarë fondet për ekipet pjesëmarrëse në Euro 2024
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar sot sistemin e shpërndarjes së parave për ekipet pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, bëhet e ditur se shuma, e cila është paraparë të shpërndahet për skuadrat pjesëmarrëse është 331 milionë euro, shuma e njëjtë sa ishte edhe në Euro 2020.
Në fazën e grupeve do të zhvillohen nga tri ndeshje, teksa UEFA sot ka njoftuar që ka miratuar vendimin se të gjitha ekipeve do t’u garantohen nga 9.25 milionë euro. Në rast fitoreje, atëherë kësaj shumë do t’i shtoheshin edhe 1 milion euro, ndërsa për barazim 500 mijë euro.
Skuadrat që sigurojnë kalimin në mesin e 16-të më të mirave do të sigurojnë nga 1.5 milionë euro, ato që arrijnë çerekfinalen do të marrin nga 2.5 milionë euro, ndërsa kualifikimi në gjysmëfinale “paguhet” me 4 milionë euro.
Ekipi që në fund del fitues i EURO-s do të marrë 8 milionë euro dhe nënkampioni 5 milionë euro.
Në rast se ekipi kampion ka fituar të gjitha ndeshjet e grupit, atëherë do të fitojë maksimumi 28.25 milionë euro.
Ndryshe, shorti për ndarjen e grupeve do të bëhet sot, nga ora 18:00.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vjenë
Një jetë kushtuar violinës Valbona Naku, violiniste profesioniste me famë botërore...
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor