EURO 2024

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit

Organi drejtues i futbollit evropian – UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sipas deklaratës, procedurat kishin nisur për shkak të ndezjes së fishekzjarreve nga tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes së Grupit B, si dhe për “transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”, raporton Reuters.

Detaje të mëtejshme sa i përket mesazhin që pretendohet se është transmetuar nuk janë dhënë, ndërsa vendimi i UEFA-s do të bëhet zyrtar në ditët në vijim, transmeton albinfo.ch.