Futboll
UEFA e pranon ofertën nga Shqipëria dhe Serbia për bashkorganizim të Kampionatit Evropian U-21
UEFA e ka pranuar zyrtarisht ofertën e Shqipërisë dhe Serbisë për të bashkorganizuar Kampionatin Evropian në kategorinë U-21 në vitin 2027.
Kjo u bë e ditur të enjten nga shtëpia e futbollit evropianm në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv që u mbajt në Nyon të Zvicrës.
UEFA njoftoi se ky tandem i organizim e ka përmbushur afatin e fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut.
Të interesuar për organizim ishin edhe Turqia dhe Belgjika, transmeton KlanKosova, përcjell Albinfo.ch.
Vendimi për dhënien e të drejtës për organizim pritet të merret më 16 dhjetor.
Ky bashkëpunim në mes të Shqipërisë dhe Serbisë ngjalli reagime të shumta, sidomos në trojet shqiptare.
Ishte kjo iniciativë që u kritikua tej mase.
Në maj, kryetari i FSHF-së, Armand Duka, i cili është edhe nënkryetar i UEFA-s, kishte deklaruar se projekti në fjalë është “100% futbollistik, me një mesazh shumë të mirë politik që ne mund ta përcjellim”.
Federatat shqiptare dhe ajo serbe e futbollit u bashkuan për të planifikuar organizimin e turneut me 16 ekipe që luhet çdo dy vjet, i cili ka nevojë për tetë stadiume për të pritur 31 ndeshje./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë Pas përfundimit të festave të Vitit të Ri janë rikthyer kolonat në pikëkalimet kufitare mes Kosovës...
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?