Sport

UEFA do ta dënojë Francën për incidentin me himnin e Shqipërisë

Dënimi nga UEFA mund të jetë me 100 mijë euro gjobë për Francën në “talljen” me himnin kombëtar të Shqipërisë.

E përditshmja franceze “L’Equipe” ka shkruar se incidenti me himnin kombëtar të Shqipërisë, në ndeshjen Francë-Shqipëri, nga UEFA nuk është pritur mirë dhe është hapur një procedim disiplinor.

Në ‘Stade de France’ të Francës, ndeshja Francë – Shqipëri u nis me shtatë minuta vonesë, pasi gjatë intonimit të himneve, nuk dëgjohej ai i Shqipërisë, por ai i Andorrës, duke bërë që lojtarët ‘Kuqezi’ të mos fillojnë takimin.

Media franceze raporton se dënimi do të bëhet publik më 17 tetor, teksa Franca pritet të dënohet me 100 mijë euro nga UEFA, nndërkohë që nuk është çudi që të kemi një pezullim të fushës, përcjell albinfo.ch.