Kosova

Udhëzime për udhëtarët në aeroportin e Prishtinës

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar udhëzime

Aeroporti i Prishtinës do të hapet më 28 qershor, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzimet për mbrojtje nga Covid-19 për udhëtarët në aeroporte.

Këto janë udhëzimet që ka publikuar MSH-ja:

Mbajtja e maskave është obligim për pasagjerët.

Maskën duhet ta zëvendësoni  çdo katër orë.

Kontrolloni se keni maska të majftueshme dhe xhel sentitizues për udhëtimin tuaj.

Mbani distancën fizike prej së paku 1.5 metrash.

Kufizoni kontaktin e drejpërdrejtë me sipërfaqet dhe njerëzit.

Plotësoni Pyetësorin e Monitorimit të Shëndetit të linjës tuaj ajrore.

Deklarata e rrejshme për COVID-19 mund të rezultojë në refuzimin për të proceduar me udhëtimin.

Pasagjerëve që nuk zbatojnë masat parandaluese mund t’iu refuzohet hyrja në aeroplan.

Në terminal lejohen vetëm udhëtarët dhe shoqërues të të miturve.