Jeta në Zvicër

Udhëtimi i paharruar mbi Alpet zvicerane

Një pasagjer në bord, Lars Jensen, është shprehur se përvoja ishte spektakolare dhe gjithmonë do të udhëtojë me këtë kompani

Një grup i udhëtarëve që ishin duke udhëtuar nga Barcelona në Zvicër kanë përjetuar një udhëtim të jashtëzakonshëm.

Fluturimi i “Swiss International Airlines”, që po vinte nga Barcelona, nuk mund të ateronte në Cyrih, për shkak të mbingarkesës.

Por, në vend që vetëm të rrotulloheshin vetëm larg, piloti vendosi t’i bëntë një udhëtim përreth Alpeve, ku kushtet atmosferike ishin të përkryera, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

“Më lejoni t’ju tregoj pjesën më të mirë të Zvicrës”, u ka thënë ai udhëtarëve me altoparlantin e kabinës.

Pasagjerët me fat kanë pasur mundësi të shohin pamje mahnitëse të bukurive të Alpeve zvicerane, duke vizituar vendet Matterhorn, Zermatt, Aletch Gletcher, Eiger dhe Jungfrau.

Një pasagjer në bord, Lars Jensen, është shprehur se përvoja ishte spektakolare dhe gjithmonë do të udhëtojë me këtë kompani.

Një zëdhënës i “Swiss Airlines” ka konfirmuar se kontrolli i trafikut ajror kishte miratuar këtë turne të improvizuar. Pilotët kanë drejt të bëjnë improvizime, duke përfshirë këtu edhe Alpet, nëse autorizohen nga kontrolli i trafikut ajror.