Bota
Udhëtimi falas me tren nëpër Evropë, mundësia për 35 mijë të rinj
Aplikantët e përzgjedhur do të marrin një biletë falas për udhëtimin me tren në Evropë midis 1 korrikut 2024 dhe 30 shtator 2025 për një periudhë maksimale prej 30 ditësh
Udhëtoni falas me tren nëpër Evropë! Është mundësia që u ofron 35 mijë të rinjve programi DiscoverEU i Komisionit Evropian i cili ka publikuar thirrjen për aplikim. Afati i aplikimit është deri të martën 30 Prill ora 12:00.
Të rinjtë e lindur nga 1 korriku 2005 deri më 30 qershor 2006, të cilët kanë shtetësi ose vendbanim në një nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ose në një nga vendet e treta të lidhura me programin Erasmus+ (Islanda, Lihtenshtajni, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia dhe Turqia) kanë të drejtë aplikimi gjithashtu.
Kandidatët do të duhet t’i përgjigjen një kuiz-i me gjashtë pyetje në Portalin Evropian të Rinisë. Komisioni më pas do të rendit kandidatët në bazë të përgjigjeve të tyre dhe do të ofrojë bileta treni në bazë të renditjes, brenda kufijve të lejeve të disponueshme, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Aplikantët e përzgjedhur do të marrin një biletë falas për udhëtimin me tren në Evropë midis 1 korrikut 2024 dhe 30 shtator 2025 për një periudhë maksimale prej 30 ditësh dhe do të marrin një Kartë Rinore Evropiane e cila do t’u japë akses në ulje çmimesh për vizitat kulturore, aktivitetet mësimore, sportet, transport, akomodim dhe ushqim.
Pjesëmarrësit mund të udhëtojnë vetëm ose në një grup deri në 5 persona. Përpara paraqitjes së një aplikacioni, duhet të caktohet një drejtues grupi për të plotësuar formularin e aplikimit dhe për t’iu përgjigjur kuizit.
Gjatë paraqitjes së aplikimit, drejtuesi i grupit merr një kod të cilin duhet t’ua transmetojë anëtarëve të grupit për t’i lejuar ata të regjistrohen. Me kodin e dhënë nga drejtuesi i grupit, anëtarët e tjerë të grupit mund të regjistrohen online dhe të plotësojnë të dhënat e tyre personale.
Komisioni filloi DiscoverEU në qershor 2018 dhe më pas e integroi atë në programin Erasmus+ 2021-2027. Që nga viti 2018, janë shpërndarë 284.000 bileta. Përvoja e DiscoverEU u mundësoi të rinjve të kuptojnë më mirë kulturat e tjera dhe historinë evropiane dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind