Kosova
Udhëtarëve nga Zvicra për Kosovë u rekomadohet testi negativ
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka njoftuar qytetarët se është marrë vendim që të rihapet Aeroporti Ndërkombëtar "Adem Jashari" duke njoftuar që rekomandohet të posedojnë një test negativ për koronavirusin.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” të rihapet me 28 qershor të këtij viti, përcjellë albinfo.ch.
Gjithashtu në njoftim thuhet se preferohet që udhëtarët të posedojnë testin me rezultate negative nga koronavirusi.
Ky është njoftimi i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar „Adem Jashari“ .
Aeroporti do të fillojë të funksionoj me linja të rregullta ajror nga data 28 .06. 2020.
Të gjithë udhëtarët që hynë në territorin e Republikës së Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve