Maqedonia
Udhëtarët e linjës Shkup- Stamboll, tmerrohen!
Udhëtarët e linjës, Stamboll-Shkup ka qëndruar mbi qiellin e qytetit të Prilepit duke tentuar të aterojë në aeroportin e Shkupit.

Aeroplani, i cili ka qenë duke u kthyer nga Stambolli për në Shkup, sipas informacioneve të fundit ka qëndruar mbi qiellin e Prilepit duke tentuar të marrë leje për aterim në aeroportin e Shkupit, shkruan Skopje1.mk.
Udhëtarët nuk kanë qenë të informuar se çfarë po ndodh dhe kanë pasur përshtypjen sikur disa herë ka tentuar të aterojë, por e gjithë kjo ka qenë për shkak të turbulencave të forta, për ç’arsye edhe fluturimi është vonuar dhe aeroplani ka qëndruar për një kohë në qiell, duke lënë kështu udhëtarët në hamendje.
Avioni ka qarkulluar dhe nuk ka arritur të zbresë në kohë për shkak të motit, përcjell albinfo.ch.
Në avion ka qenë një pjesë e delegacionit nga Maqedonia që ka marrë pjesë në konferencën e UNESCO-s në Baku, si dhe kryetari i Ohrit.
E tërë drama e aterimit ka zgjatur rreth një orë, ndërsa udhëtarët kanë qenë dukshëm të shqetësuar.
E-Diaspora
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë Kosova ka parë një rritje të madhe të investimeve në patundshmëri, veçanërisht nga diaspora. Sipas të...
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të shpenzojë 47 milionë franga për dronë luftarakë Autoritetet zvicerane po synojnë të blejnë sa më shpejt dronë luftarakë me rreze të gjatë veprimi,...
-
Eksportuesit zviceranë përgatiten për goditjen tarifore të SHBA-së
-
Produktet e “freskëta” në supermarkete në Zvicër janë në fakt të ngrira më parë
-
Zhvillimet në politikën monetare, ndikimi në kreditë hipotekare në Zvicër
-
Paralajmërime për turistët për rriqrat në Zvicër