Shkurt.ch
UBS ka fituar më shumë se sa është menduar
Krerët e koncernit të bankës UBS gjatë vitit 2010 kanë fituar më shumë se në vitin 2009, gjithsej 93 milionë franga
Banka më e madhe zvicerane UBS vitin e kaluar ka pasur fitim më shumë se sa ishte publikuar më heret. Kështu, shifrat më të reja thonë se kjo bankë ka pasur 7 miliardë e 534 milionë fitim, që është për 373 milionë më shumë se sa ishte shpallur javë më parë. Shkaqet gjenden në llogaritë ende të papërmbyllura në kohën kur ishte dhënë njoftimi i parë.
Ndërsa krerët e koncernit të bankës UBS gjatë vitit që shkoi kanë fituar më shumë se në vitin 2009, shkruan portali drs.ch. Kjo përkundër faktit se, püër shkak të krizës financiare globale, qe marrë vendim për zvogëlimin 11 për qind të fondit të bonus-ëve.
Më së shumti gjatë vitit 2010 ka fituar shefi i investimeve bankare Carsten Kengeter, paga vjetore e të cilit me gjithë bonus ka qenë 9.3 milionë franga. Ndërkaq shefi i koncernit Oswald Grübel, i cili edhe në vitin paraprak kishte hequr dorë nga bonusi, ka marrë një rrogë bazë vjetore prej „vetëm“ 3 milionë frangash.
Marrë së bashku, të ardhurat e udhëheqjes 13 anëtarëshe të koncernit gjatë vitit të kaluar kanë mbërritur në 91 milionë franga. Që është dukshëm më shumë se në vitin 2009, kur 13 të fuqishmit e UBS-së kishin fituar së bashku 68.7 milionë franga.
E-Diaspora
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025