Feja
UBISHZ uron besimtarët me rastin e Kurban-Bajramit
"Festa e Kurban-Bajramit na kujton pejgamberin e Zotit, Ibrahimin a.s., i cili konsiderohet si profeti qendror i feve monoteiste, por që botën nuk e shikonte nga perspektiva e forcës, imponimit dhe dominimit..."
Në emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!
Të dashur vëllezër e motra,
Kam kënaqësinë që në emër të kryesisë së Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, në emër timin dhe të të gjithë besimtarëve muslimanë, t’ua uroj festën e madhe të Kurban-Bajramit.
Me kënaqësi të madhe shpirtërore e presim këtë ditë të shënuar gëzimi, që karakterizohet me sakrificën (therjen e kurbanit), qëndrimin e haxhilerëve në luginën e Arafatit, rrotullimin rreth Qabes, ecjen mes dy kodrinave në Safa dhe Merva, veprime që kërkojnë angazhim dhe përpjekje për të fituar mëshirën e Zotit, Krijuesit te Universit.
Festa e Kurban-Bajramit na kujton pejgamberin e Zotit, Ibrahimin a.s., i cili konsiderohet si profeti qendror i feve monoteiste, por që botën nuk e shikonte nga perspektiva e forcës, imponimit dhe dominimit, porse nga ajo e zemërgjerësisë, ngrohtësisë shpirtërore, tolerancës, drejtësisë dhe dashurisë.
Motra dhe vëllezër të shtrenjtë, gëzimin e Bajramit ndajeni me më të dashurit tuaj, familjarët, miqtë dhe fqinjët, me pasardhësit shpirtëror të Ibrahimit a.s., dhe me të gjithë njerëzit. Të mos lejojmë assesi që qëllimkëqijtë të prishin besimin tonë tek njerëzit.
Festoni dhe shënoni këto ditë bajrami në mënyrë të dinjitetshme, duke mos harruar as ata që kanë nevojë për ndihmën tonë: jetimët, skamnorët dhe të sëmurët. Në therjen e kurbanëve ta ndjekim Ibrahimin a.s., duke i gostitur me to familjet, fqinjët dhe nevojtarët.
Lusim Zotin e Plotfuqishëm që t‘ju dhurojë mirësi, paqe dhe dashuri! Amin.
Urime dhe me fat festa e Kurban Bajramit!
Mehas Alija, kryetar i UIBSHZ
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor