Feja
UBISHZ dhe BISHZ: Urimi i përbashkët i Fitër Bajramit
Unioni i Bashkësive Islame Shqiptarë në Zvicër (UBISHZ) dhe Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër (BISHZ) njoftojnë komunitetin mysliman shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër se dita e parë e Fitër Bajramit është nesër, respektivisht të martën, më 04.06.2019
Dy organizatat që përfaqësojnë besimtarët islamë shqiptarë në Zvicër: Unioni i Bashkësive Islame Shqiptarë në Zvicër (UBISHZ) dhe Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër (BISHZ) u janë drejtuar xhemateve të tyre shqiptare në Zvicër për t`ua uruar Festën e Fitër Bajramit.
“Në emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit! Unioni i Bashkësive Islame Shqiptarë në Zvicër (UBISHZ) dhe Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër (BISHZ) njoftojnë komunitetin mysliman shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër se dita e parë e Fitër Bajramit është nesër, respektivisht të martën, më 04.06.2019.
Ramazani ishte një mysafir i madh midis nesh. Ai në xhamitë dhe xhematet tona solli Islamin e gjallë, kurse për familjet tona ofroi një shans shumë të mirë për t’u afruar njëri me tjetrin, në sofrën e iftarit dhe të syfirit, dhe për të vazhduar më tutje në frymën e mëshirës, dashurisë dhe të respektit të ndërsjellë.
Muajin e bekuar të Ramazanit e përcjellim me shpresën se Zoti i Madh ka pranuar prej nesh çdo vepër të mirë që e bëmë për vete dhe për të tjerët, si dhe ta ketë pranuar çdo pendesë dhe lutje tonën.
Të nderuar vëllezër dhe motra!
Sot, në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit, urimin tonë e përcjellim, në radhë të parë te myslimanët në Zvicër, pastaj për të gjithë ata myslimanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet fqinje, për myslimanët tanë shqiptarë në vendlindjet tona dhe për të gjithë botën mbarë myslimane.
Po ashtu, le ta ndajmë këtë gëzim tonin edhe me të tjerët, me jomyslimanët, me fqinjët dhe bashkëpunëtorët tanë!
Zoti ynë, begatoje gjendjen tonë, ashtu që të jetojmë në paqe dhe në dashuri! Amin!
Me fat ju qoftë festa e Fitër – Bajramit!
Mehas Alija, Kryetar i UBISHZ dhe Fehim Abazi, Kryetar i BISHZ
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor