Kosova
Uashington, Hyseni takohet me zyrtarë të lartë amerikanë
Është bërë e ditur se koordinatori i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka mbërritur dje në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Hyseni ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm do të fillojë takimet e planifikuara.
Hyseni pritet të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Më 24 korrik, Hyseni në Bruksel kishte takuar Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi të Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, me të cilin kishte biseduar rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Gjithashtu Hyseni përpara këtij udhëtimi ka takuar edhe Enver Hoxhajn e PDK-së dhe Fatmir Limajn, në kërkim të një uniteti sa i përket procesit të dialogut.
Skënder Hyseni për pozitën që është emëruar ka marrë përkrahjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane Qytetarët zviceranë ndoshta do të duhet të votojnë përsëri për propozimet për të futur një identitet...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?