Futboll
U21: Kuqezinjtë pësojnë nga Zvicra
Pas kësaj disfate, kuqezinjtë bien në vendin e katërt me 10 pikë ndërsa Zvicra ngjitet në krye me 14 pikë
Shqipëria U21 nuk mundi të rezistonte në Air Albania përballë moshatarëve të Zvicrës.
Në ndeshjen e vlefshme për Grupin E të kualifikueseve për Euro 2025, kuqezinjtë u dorëzuan me shifrat 1-3. Ndeshja nisi me vrull për të besuarit e trajnerit Alban Bushit, megjithatë ata që shënuan ishin miqtë me anë të një goditje dënimi në minutën e 28 nga Surdez, transmeton albinfo.ch.
Simon Simoni provoi t’i ndryshonte udhë topit, por nuk mundi pavarësisht përpjekjeve maksimale. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa në fraksionin e dytë, kuqezinjtë reaguan dhe kërkuan me ngulm golin.
Për t’u theksuar një episod i minutës së 54, kur Pajaziti fitoi duelin e shpejtësisë me mbrojtësin kundërshtar duke shkuar i pari te topi. Por, arbitri çuditërisht nuk e vlerësoi si një faull dhe vijoi normalisht lojën. Pesë minuta më vonë, Zvicra U21 shënoi edhe golin e dytë.
Në zhvillimet e një goditje këndi, Sanchez u gjend i lirë në zonë dhe ndëshkoi sërish Simonin. Zvicra U21 thelloi edhe më shumë diferencat teksa në të 76-tën helvetët shënuan edhe golin e tretë me Keller. Në fund, Shqipëria shënoi me Shpendin, por që ky gol shërbeu sa për statistikë. Pas kësaj disfate, kuqezinjtë bien në vendin e katërt me 10 pikë ndërsa Zvicra ngjitet në krye me 14 pikë.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor