Shqipëria
U vra nga pronari, gjendet trupi i recepsionistit të hotelit në Dhërmi
Mediat shqiptare shkruajnë se është gjetur në Gjipe trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit, 31-vjeçar, i cili u vra në orët e para të mëngjesit të së enjtes nga pronari i hotelit, përcjell albinfo.ch.
Trupi i pajetë u gjet në përroin e Gjipesë, mes Vunoit dhe Dhërmiut. Bashkëpronari i hotelit në Dhërmi e ka qëlluar 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi me dy plumba në shkallët e hotelit, ku ai punonte si recepsionist.
Më pas autori Geraldo Shehu u ka kërkuar dy punëtorëve, Daniel Qose dhe David Larti, për t’i sjellë qese dhe për ta futur në bagazh.
Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin, më pas e ka vrarë, ndërsa motivet ende nuk janë të qarta, raporton TCH.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi në Dhërmi, ku recepsionisti i një hoteli u vra me armë zjarri pak minuta pas mesnatës së 6 qershorit, rreth orës 00:30. Viktima është Eraldo Nevruzi, 31-vjeç nga Tirana. Ndërsa autori është identifikuar si Gerald Shehu, nga Tepelena, banues në Angli. Shehu është bashkëpronar i hotelit ku ndodhi krimi.
Sipas policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë. Ai dyshohet se doli nga hoteli rreth orës 01:00, por u kap në Korfuz.
Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli, ku të dy, viktima dhe autori, jetonin e punonin.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës