Shqipëria
U thanë se ishte e rrezikshme, napolitanët të befasuar me Shqipërinë
Këta të rinj italianë vendosën të sfidojnë imazhin që kishin në kokë për Shqipërinë e rrezikshme e kriminale
Nga Napoli në Vlorë për pushime dhe janë gati të ftojnë dhe miqtë e tyre të zgjedhin Shqipërinë. Këta të rinj italianë vendosën të sfidojnë imazhin që kishin në kokë për Shqipërinë e rrezikshme e kriminale. Janë të befasuar.
“Po, kemi pak ditë që po lëvizim kudo, dhe nuk kemi parë asnjë gjë të tillë, Këtu është shumë më mirë, si nga mikpritja, bujaria që ofroni ju”, thotë një napoletan.
“Kemi dëgjuar shumë gjëra; terrorizmi, na thonin mos shkoni atje. Por ja që është tërësisht e kundërta. Njerëzit janë shumë mikpritës. Është si në Napoli dhe me siguri do të kthehem vitin tjetër”, shprehet turistja tjetër, raporton “TCH”.
“Plazhet dhe deti janë të mrekullueshëm gjithçka në perfeksion le të themi. Po ashtu ushqimi: si mish edhe peshk. Është çdo gjë bio, dhe çmimet janë vërtetë shumë të lira”, thotë një tjetër, përcjell albinfo.ch.
Të pushosh në Shqipëri është edhe më lirë se Greqia fqinje, thonë ata. “Nëse krahasojmë për një darkë me katër persona me peshk, në Greqi do të paguanim trefishin e asaj që kemi paguar këtu në Vlorë. Ndërkohë që edhe sot do të ftojmë miqtë tanë nga Napoli që të vinë për pushime në Vlorë”, thotë turisti.
Në Shqipëri kanë gjetur shumë mundësi zgjedhjeje dhe gjithçka e bën të lehtë fakti se për ta Shqipëria është ekonomikisht konkurrues me të tjerët.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’