Integrimi
U refuzohet sjellja e nipit të adoptuar nga Kosova
Gjykata ka konstatuar se për çiftin nuk ka qenë në plan të parë bashkimi i familjes por krijimi i kushteve më të mira të jetesës për të birin e adoptuar
Një çift kosovarësh me shtetësi zvicerane ka adoptuar (birësuar) në vitin 2012 nipin 16 vjeçar nga Kosova dhe ka provuar ta sjellë atë në Zvicër, në emër të bashkimit familjar. Pasi që autoritetet e kantonit Aargau, gjegjësisht zyra për migracion dhe pastaj edhe Gjykata Administrative e Kantonit e kishin hedhur poshtë këtë kërkesë, pala e dëmtuar kishte bërë ankesë në Gjykatën Federale si shkalla më e lartë e drejtësisë në vend. Edhe nga kjo gjykatë ka ardhur përgjigja negative.
“Ky adoptim është abuzues pasi që përmes tij është provuar të anashkalohen dispozitat e ligjit në fuqi për të huajt.
Gjykata në vendimin e saj ka shkruar veç tjerash se çifti i është përmbajtur dispozitave sa i përket moshës së lejuar parimisht për bashkim familjar, që është nën 18 vjet dhe vlen për fëmijët e pamartuar. Por çifti ka anashkaluar në mënyrë abuzive ligjin në fuqi. Kjo gjykatë arsyeton vendimin e gjykatës së kantonit e cila ka konstatuar se për çiftin nuk ka qenë në plan të parë bashkimi i familjes por krijimi i kushteve më të mira të jetesës për të birin e adoptuar.
Ai është rritur në Kosovë me prindërit e tij biologjikë dhe vëllezërit e motrat që rezulton se ka jetuar në një familje të rregullt. Ndërkohë i adoptuari është para përfundimit të maturës dhe së shpejti hn në moshën madhore.
Përveç që duhet të pranojë vendimin negativ, çifti detyrohet të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore prej 2000 frangash.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër Pagat e shtetasve zviceranë janë statistikisht më të larta se ato të shtetasve të huaj, tregon...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira