Futboll

U raportua se e ‘kafshoi’ Pobgan, por ja çfarë deklaron Rudiger

Ngjarje të pazakonta ndodhin në futboll. Supozohet se mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë, Antonio Rudiger ka mohuar se ka kafshuar Paul Pogban gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Kombëtares së Francës, transmeton albinfo.ch.

Mbrëmë, Franca mposhti Gjermaninë me rezultat minimal 1 – 0, falë autogolit të Mats Hummels.

Rudiger tha se vetëm duket që e ka kafshuar, por nuk është e vërtetë.

“Nuk duhej të afrohesha me gojën të shpina e tij, nuk ka dyshime për të”.

“Duket fatkeqësisht. Paul dhe unë kemi biseduar si shok pas fishkëllimës finale”, deklaroi ai.

Ndërkohë, edhe Pogba dje tha që çdo problem me gjermanin është sqaruar dhe shpreson që ky i fundit të mos suspendohet.