Lajme
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin për praninë e Vuqiçit në Cyrih
Kundër paraqitjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në një pritje të organizuar për të nga revista zvicerane “Die Weltwoche”, janë mbledhur sonte një numër aktivistësh shqiptarë dhe qytetarësh të Zvicrës, në sheshin Rathausbrücke të Cyrihut. Revista në fjalë dhe kryeredaktori i saj, Roger Köppel, janë të njohur për qëndrime të hapura pro Putin dhe pro Vuçiq, që bien në kundërshtim me opinionin mbizotërues në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Protesta e heshtur u zhvillua me moton “Zvicra nuk guxon të nderojë autokratët dhe kriminelët e luftës”.
Në një mot të ftohtë dhe me shi, para një numri modest pjesëmarrësish, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste moton në fjalë dhe kundërshtimin për praninë e Vuçiqit në Cyrih.
Në mesin e protestuesve ishte edhe politikania e re shqiptaro-zvicerane, Qëndresa Sadriu Hoxha, deputete në Parlamentin Kantonal të Cyrihut.
Pas një qëndrimi në heshtje për rreth gjysmë ore të pjesëmarrësve, Eleonit Ismaili nga shoqata “Studenti” e studentëve shqiptarë të Cyrihut, ka mbajtur një fjalim, në të cilin ka akuzuar organizatorët e mikpritjes së Vuqiçit në qytetin e Cyrihut. Ai ka radhitur shumë arsye, të cilat ata duhet t`i kishin parasysh para se ta ftonin autokratin serb në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Disa prej tyre janë aktuale dhe të njohura, si qëndrimi i Serbisë dhe Vuçiqit si i vetmi vend evropian, në favor të Putinit dhe Rusisë, mosdënimi nga ana e tij e agresionit rus në Ukrainë dhe përfitimi nga loja e papastër politike, me këtë raast.
Ismaili, gjatë fjalës së tij ka thënë disa herë se kjo pritje nuk i shërben si nder Cyrihut dhe Zvicrës, kur dihet se Vuçiqi ka qenë ministër i satrapit të Ballkanit, Millosheviqit dhe kur nga ajo pozitë ka përkrahur politikën gjenocidale të shefit të vet. Vuqiçi dhe Dodiku, janë dy “Putinë të vegjël”, ka thënë tutje folësi i kësaj proteste, duke iu referuar qëndrimit prorus dhe antiperëndimor të dy politikanëve serbë.
“Presidenti i shtetit serb, Vuç,iq konsiderohet si mik i kriminelëve të luftës dhe ai në vitet`90 ka mbështetur në mënyrë aktive krimet e luftës mbi popullatën civile në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë. Në vitin 2007 ai ka promovuar emërtimin e një bulevardi në Beograd në nderim të Ratko Mladiçit. Ky kriminel lufte konsiderohet si njëri ndër përgjegjësit kryesorë për aktin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjës dhe është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjyqësia ndërkombëtare”, është thënë, veç tjerash në këtë tubim protestues.
Regjimi i Vuçiqit mohon krimet masive të luftës mbi popullatën shqiptare të Kosovës.
Për këto arsye ne kërkojmë nga opinioni zviceran: “TË JAPIM SË BASHKU NJË MESAZH KUNDËR AUTOKRATËVE, PROPAGANDISTËVE DHE MIQVE TË KRIMINELËVE TË LUFTËS”!
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave