Integrimi
U përkujtua Kadri Rexhepi, “heroi i heshtur” i çështjes kombëtare
“Në dukje i thjeshtë dhe i heshtur, Kadriu ishte shumë këmbëngulës dhe i zëshëm sa herë që e kërkonte çështja e kombit”
Në njëmujorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Kadri Rexhepit, të dielën u mbajt një tubim përkujtimor në Grenchen të Solothurnit në organizim të Shoqatës “Pranvera ‘81”. Në tubimin që e udhëhoqi veprimtari Xhevat Zeka, ishte i pranishëm edhe Ministër – Këshilltari në Ambasadën e Republikës së Kosovës, Mustafë Xhemaili. Ai, në emër të ambasadës dhe të ambasadorit, Naim Malaj, Kadri Rexhepin e vlerësoi si “hero të heshtur të çështjes kombëtare shqiptare”.
Me një fjalë rasti publikut iu drejtua edhe bashkëveprimtarja e Kadri Rexhepit, Saime Isufi, e cila veç tjerash tha se Kadriu ka qenë i brumosur me ide patriotike që nga mosha e re si pjesëmarrës i demonstratave te vitit 1968 për Flamur Kombëtar në Tetovë. Pastaj me rreziqe të mëdha ai kishte gjetur mundësi ta vizitonte në burg simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçin, të cilin e kishte idhull dhe mësues gjatë gjithë jetës së tij”.
Njëri nga njerëzit më të afërt të Kadri Rexhepit, udhëheqësi i lëvizjes ilegale të viteve 80-90, Hasan Malaj, evokoi kujtime të shumta për të ndjerin: “Kadriu ishte me të vërtetë njeri i fjalës dhe i veprimit. Ai kurrë nuk ka ditur të vonohet në takime apo në kryerjen e detyrave qe i kanë ngarkuar shokët”, tha Malaj.
“Ai kurrë nuk ka ditur të thotë jam lodhur apo nuk kam mundësi, por gjithnjë ka qenë në ballë të organizimeve kudo që e ka kërkuar çështja kombëtare. Ai nuk dallonte subjekte apo treva”, u shpreh për Kadriun edhe shoku i tij i ngushtë nga Kërçova, Rexhep Bajrami.
Ndërsa gazetari dhe veprimtari, Ismet Rashiti, në emër të Shoqatës “Pranvera ‘81” evokoi kujtime duke nxjerrë në pah disa nga karakteristikat që e dallonin figurën e Kadriut. “Ai në dukje ishte i thjeshtë, modest dhe i heshtur, por në të vërtetë ishte shumë këmbëngulës, parimor dhe i zëshëm sa herë që e kërkonte çështja e madhe kombëtare. Kadriu me vendosmëri dhe në mënyre parimore e mbronte të kaluarën e ndritur, por kjo nuk e pengonte të ecte përpara me kohën, që të realizoheshin kërkesat e popullit shqiptar”, tha mes tjerash bashkëveprimtari i tij shumëvjeçar, Ismet Rashiti.
Ndërsa sipas veprimtarit dhe publicistit Ibish Neziri, “Kadriu la gjurmë të pashlyeshme edhe në formimin dhe zgjerimin e klubeve shqiptare. Roli dhe kontributi i tij në këtë drejtim ishte tepër i madh dhe i pazëvendësueshëm”.
Me një poezi kushtuar Kadri Rexhepi, u paraqit edhe veprimtari, Shefket Musliu, i cili njëherësh e çmoi lart kontributin e Kadriut dhënë UÇPMB-së.
Në fund të pranishmit, në emrin e familjes i përshëndetën dhe falënderuan, nipi Sefer Jahiu i ardhur enkas nga Presheva dhe djali Rahman Rexhepi.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim