Lajme
Në Zvicër u mblodhën mbi 37 mijë euro në edicionin e 6-të të ngjarjes filantropike Save a Life!
Çmimi “Champion for Mother and Children” iu dhurua z. Sevdail Tahiri, si mbështetës i madh i organizatës Save a Life!
Ngjarja filantropike Save a Life, edicioni i 6-të, u organizua më 24 maj në Cyrih të Zvicrës.
Kjo ngjarje mblodhi përsëri personalitete nga fusha e biznesit, shëndetësisë, artit dhe më gjerë, duke dëshmuar edhe një herë mbështetjen e diasporës kosovare ndaj shëndetit të nënave dhe fëmijëve, si një ndër kategoritë më të cenueshme në Kosovë.
Në mbrëmjen gala të organizuar nga AMC morën pjesë një numër i madh i pjesëmarrësve, të cilët fillimisht patën rastin të socializohen në mes vete gjatë një kokteji mirëpritës, të shoqëruar nën tingujt e bukur të muzikës klasike-frymore të grupit “Trio Frymor”.
Programi filloi me fjalimit e të ftuarve dhe personaliteteve që kanë kontribuar ndër vite për përmbushjen e misionit tonë.
Znj. Rina Demiri-Spahija, Drejtoresha Ekzekutive e AMC-së, shpalosi të arriturat e organizatës dhe njoftoi pjesëmarrësit për donacionet e dhuruara institucioneve shëndetësore në vend ndër vite, si dhe storiet e suksesit për vitin 2023. Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e madhe që përgjegjësia korporative sociale ka ndaj komunitetit dhe falënderoi kompanitë, të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e organizatës AMC.
Znj. Spahija në fund të fjalimit të saj frymëzues potencoi edhe një herë rëndësinë e rolit të filantropisë për kauzat e rëndësishme në ndihmë të shtetndërtimit të Kosovës.
Ambasadori i ri i Kosovës në Zvicër, z. Mentor Latifi, në fjalën e tij të rastit shprehu mirënjohje për punën dhe angazhimin e AMC-së, si një organizatë e fokusuar në përmirësimin dhe zhvillimin e programeve shëndetësore.
Znj. Elia Zaharia, filantrope dhe aktore, njëherësh anëtare nderi bordi, si mysafire speciale nga Shqipëria, tha se sistemi shëndetësor në Kosovë është duke u forcuar falë mbështetjes së organizatave si AMC dhe aktorëve të tjerë, por potencoi se për arritjen e një shëndeti të dëshirueshëm për nënat dhe fëmijët, ende ka punë për t’u bërë në këtë aspekt.
Gjatë mbrëmjes, për të vlerësuar mbështetjen dhe angazhimin për individë, të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për kauzën e nënave dhe fëmijëve në Kosovë, për herë të parë në Zvicër dhuruam çmimin “Champion for Mothers and Children” për dy individë.
Çmimi “Champion for Mother and Children” iu dhurua Dr. Agron Abrashit, i cili ndër vite ka kontribuar në mirëqenien e nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
Me të njëjtin çmim u nderua edhe z. Sevdail Tahiri, si mbështetës i madh i organizatës sonë, i cili për 6 edicione me radhë ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në forcimin e vetëdijes filantropike, duke e fuqizuar edhe më tepër misionin tonë në komunitetin shqiptar në Zvicër.
Përgjatë kësaj mbrëmje të ftuarit kishin mundësi të dëgjonin fjalime dhe muzikë live, të rrjetëzoheshin me njëri-tjetrin, dhe të mbështesnin një kauzë të rëndësishme. Në pjesën argëtuese të mbrëmjes u shoqëruam nga këngëtari i mirënjohur, Denik Prizreni, i cili bashkë me Ardit Stafaj dhe Artan Rexhepi na dhuruan tinguj të bukur të muzikës sonë qytetare.
Falënderojmë të gjithë sponsorët që u bënë pjesë e edicionit të 6-të të ngjarjes filantropike Save a Life, thuhet në një njoftim.
Falënderojmë sponsorët e artë, Multinet Communication dhe SpitexDona, sponsorin e argjendtë, Rotary Club Gjakova, sponsorët e bronztë, Mahagoni Kuechen, Acibadem, Soccey, Gaucho, Fianza, Inag Gebäudetechnik AG, Ethemi Haustechnik GmbH, Ukaj Home, Converta, Elnor Swiss, Laborgemeinschaft 1, Ristorante Pizzeria Lilienthal, sponsorin medial Albinfo.ch, si dhe mbështetësit Rrim Photo, Beauty Zone Besa, Eurokoha, Andmore dhe Redmill.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve