Integrimi
U mbajt takimi i tetë kombëtar i komisioneve për integrim
Integrimi : çështje e kombëtare e Helvetisë
Të premten më datë 17 qershor u mbajt në Zurich ,nën patronatin e Komisionit Federal për Migracione dhe zyrave të integrimit të kantonit dhe të qytetit të Zurihut, takimi i tetë kombëtar i komisioneve komunale dhe kantonale të të huajve dhe të komisioneve për integrim. Ky takim kishte për synim debatimin e çështjeve të ndieshme siç janë njohja e potencialeve dhe mundësimi i shfrytëzimit të tyre, krijimi i vendeve të marrjes së zanatit, evidentimi i aktorëve relevante, cytja e komisioneve në përmbushjen e rolit të tyre, etj.
Ky takim që mblodhi rreth vetes rreth 130 delegatë( ndër ta rreth 10 shqiptarë) të ardhur nga të gjitha kantonet e Zvicrës, këtë vit kishte si moto migracionin të parë si një shanc.
I parë nga një këndvështrim disi i veçantë, ku vendin nuk e zinin përçapjet për të evidentuar problemet por përparësitë, mesazhi kryesor që organizatorët donin të përcillnin ishte se si të përmbushen përgjegjësite e secilit dhe si të shfrytëzohen potencialet e shumta të migrantëve.
Në fjalën hyrëse Francis Matthey, president i Komisionit, theksoi rëndësinë e shoqërisë tonë multikulturore e cila synon interkulturalitetin dhe shprehu kënaqësinë dhe nderin që kishte ndier gjatë këtyre dhjetë viteve në krye të komisionit. Ndërsa presidentja e qytetit të Zurihut , Corine Mauch, u shpreh me keqardhje mbi faktin se megjithëse në këtë kanton jetojnë rreth 120 mijë të huaj të ardhur nga 170 vende të botës, ata nuk mund ta shprehin vullnetin e tyre qytetar përmes votës.
Ajo që u vu në pah nga të pranishmit e shumtë ishte fakti se vërtetë ky miksitet shoqëror dhe etnik përbën një pasuri të madhe për Zvicrën dhe se integrimi i të gjithë komponenteve që e përbëjnë atë, është çështje e të gjithë shoqërisë.
Një pikë kulminante e punimeve ishte dëshmia e Hava Hasanagic, një ndërrmarrëse boshnjake tepër e sukseshme e cila prej hiçit,dhe vetëm përmes forcës së saj të karakterit dhe këmbënguljes, u bë një figurë e respektuar përmes ndërrmarrësve vendas duke u imponuar njekohësisht si femër dhe si e huaj në një shoqëri të mbyllur e mashkullore në Neuchatel. Ndjenja civike dhe besimi ose thënë ndryshe : si të bëhesh një zvieceran i mirë, ishte tema në të cilën u ndal dhe përmes së cilës i futi në mendime të pranishmit, filozofi i njohur zviceran Georg Kohler.
Ky takim u shoqërua në intermexo me nota të muzikës cigane të grupit « Caravane » që përcolli te të pranishmit ritme te ardhura prej gjetiu por që të bëjnë të ndihesh mirë dhe të bëjnë ta ndjesh se jemi të gjithe banorë të kësaj bote që lëvizim pareshtur.
Komisioni federal për migracione ndau dy çmimet vjetore të integrimit ato u shkuan projektit të kantonit të Neuchatelit « « Të jetosh këtu dhe të vish nga diku », dëshmi fotografike dhe radiofonike të migrantëve si dhe projekti nga Lucerna « Bistro interculturel »i bazuar në tre shtylla : sporti sëbashku, mbrëmje ndërkulturore si dhe miniprojekte të shoqërimit të të huajve në njohjen e sistemit të këtushëm.
Vlen për t‘u përmendur se në ekipet e të dy projekteve, kishte dy shqiptarë, Belul Bajrami nga komisioni për integrim i kantonit të Neuchatelit dhe deputetja kanonale e Lucernës, Ylfete Fanaj, delegate e integrimit të këtij kantoni.
Sido qoftë, ajo që u vu re gjatë punimeve në sesione dhe plenare ishte dallimi i dukshëm i nocioneve dhe qasjeve të integrimit nga një regjion gjuhësor në tjetrin, funksionimi dhe organizimi i ndryshëm i zyrave të integrimit nga një kanton në tjetrin dhe papërputhshmëria e mjeteve dhe forcave të vëna në dispozicion. Shpesh të pranishmit hasnin në moskuptim të të dhënave, të analizave dhe të kumtimeve, pasi nuk ishin në të njëjtin plan bashkëbisedues.
Përsa i përket gjykimit të deritanishëm të aktorëve të ndryshëm në fushën e integrimit, u tëhoq vëmendja prej disa t ë pranishmëve se këto komisione apo zyra nuk duhet të shërbejnë si alibi politike.Si shembull kontrovers u cituan shumë shpesh kurset e mësimit të gjuhës, ku disa të pranishëm theksuan se ata janë një mjet i mirë integrimi, por integrimi në vetvete nuk është i arrirë vetëm përmes mësimit të gjuhës. Komponente të tjerë si përgatitje dhe kyçja profesionale, dhe shoqërore janë vendimtare në përfshirjen e gjithëplotë në këtë vend.
Diçka është e sigurtë : të tilla takime e çojnë përpara reflektimin mbi mënyrat dhe format e integrimit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor