Lajme
U mbajt takimi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër
Ishte impresionuese pjesëmarrja e një numri të madh afaristësh të suksesshëm shqiptarë nga regjione të ndryshme të Zvicrës
Të premten, më 03 qershor 2022, në Dietikon (ZH) u mbajt takimi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RRBDSHZ) me afariste dhe afaristë shqiptarë. Ishte impresionuese pjesëmarrja e një numri të madh afaristësh të suksesshëm shqiptarë nga regjione të ndryshme të Zvicrës.
Kryetarja e RRBDSHZ-së, zonja Merita Pinta, afariste e suksesshme në fushën e përkujdesjes ndaj të moshuarve, pasi ka përshëndetur të pranishmit, e prezantoi rrjetin dhe paraqiti një raport të shkurtër të aktiviteteve.

Pikë atraktive e mbrëmjes ishte gjithsesi prezantimi i një storje suksesi, ku para të pranishmëve u paraqit Presidenti i Bordit të RRBDSHZ-së, njëherësh Kryetar Nderi, Fehmi Fetahi, afarist i suksesshëm në Zvicër dhe në Kosovë, shkruan albinfo.ch. Z. Fetahi, pronar i Fetaxid AG në Zvicër dhe i Vali Ranch Resort & Congres Center në Gjilan, rrëfeu historinë e tij të suksesit, por edhe gabimet gjatë rrugëtimit të tij plot sfida.

Veçanërisht përfshirjen e tij për një kohë të shkurtër në politikën kosovare ai e cilësoi si „dështim dhe shkollë që i ka kushtuar shtrenjtë“ dhe apeloi të mos përsëritet nga afaristët e rinj.
Në vazhdim z. Fetahi u përgjegj në pyetje të shumta të afaristëve.
Nënkryetari i RRBDSHZ-së, z. Rexhep Berisha, importuesi kryesor i prodhimeve ushqimore në Zvicër, nga trevat shqiptare, pasi prezantoi shkurt biznesin e tij, apeloi tek të pranishmit që të anëtarësohen në RRBDSHZ dhe të kontribuojnë në arritjen e objektivave të rrjetit.

Në vazhdim u prezantuan shkurt anëtarët e Kryesisë së rrjetit: Zonja Teuta Kerhani-Rifati, afariste, z. Anton Nikolla, afarist, z. Afrim Veliu, arkitekt, z. Kujtim Krasniqi, afarist, zonja Lirije Veselaj, afariste dhe z. Ylli Doko, afarist, si dhe dy këshilltarët e rrjetit, z. Sevdail Tahiri, Drejtor i platformës Albinfo.ch onlin&print, këshilltar për media, dhe z. Nazmi Jakurti, Jurist Mediator, këshilltar juridik.
Në takim ishte edhe një mysafir që kishte ardhur enkas nga Shqipëria. Fjala është për z. Ejup Ahmeti, pronar i njërës nga ndërmarrjet më të mëdha në Ballkan për eksportimin e frutave, Doni Fruits, me seli në Ferizaj dhe në Lushnje, shkruan albinfo.ch. Z. Ejup Ahmeti i përgëzoi afaristët shqiptarë në Zvicër për punën e suksesshme dhe propozoi bashkëpunim më të ngushtë me rrjetin e afaristëve të Shqipërisë.

Në vazhdim, me nga një fjalë rasti u paraqitën edhe dy shkencëtarë të suksesshëm, Prof. Dr. Adhurim Haxhimusaj dhe Drejtori i departamentit të taksave në Syngenta AG, z. Avni Dika, si dhe disa afaristë të suksesshëm në fusha të ndryshme të ekonomisë zvicerane.










Lexoni po ashtu:
Ambasadorët e tri shteteve i premtojnë mbështetje Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër
Afaristët Shqiptarë të Zvicrës kërkojnë më shumë mbështetje nga Kosova
Merita Pinta zgjidhet kryetare e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën















