Zhvillim
Cyrih, bëhen bashkë kryetarët e Rrjeteve të Bizneseve Shqiptare në Botë
Në Cyrih të Zvicrës është mbajtur takimi i radhës i kryetarëve të Rrjeteve të Bizneseve Shqiptare në botë, njofton në një postim të tij në facebook, Amet Gjana, aktivist i njohur i mërgatës shqiptare dhe deputet në Parlamentin e Brukselit, Belgjikë.
I pranishëm ishte edhe eksperti ndërkombëtar i rrjeteve, Martin Rusell për të definuar strategjinë e zhvillimit në favor të trojeve shqiptare, investimet e bizneseve shqiptare të diasporës në trojet e origjinës dhe shtimin e punësimin të shqiptarve.
Sot në diasporë janë gjithsej 23 rrjete në të gjitha vendet e zhvilluara (Amerikë, Francë, Gjermani, Zvicër, Austri, …) që fokusimin e kanë që të fuqizojnë komunitetet shqiptare në ato vende por në veçanti të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të trojeve shqiptare dhe punësimin e shqiptarëve, thotüë Gjana, i cili këtu ka perfaqësuar Rrjetin e bizneseve shqiptare të Beneluksit.
Ai me këtë rast përmend «rolin kyç të z. Naim Dedushaj», drejtor i investimeve në Ministrinë e diasporës, për këtë inisiativë të mrekullueshme. Pastaj ai falënderon Qeverinë Amerikane për mbështetjen përmes USAID; z. Nazar Mehmeti, Kryetar të Rrjetit global, organizata kupolë e rrjeteve shtetërore për pozitivitetin e pashoq; z. Yll Blakaj, Kryetar për rrjetet e Evropës për punën e bërë dhe angazhimin, z. Elmi Berisha, Kryetari për rrjetet e Amerikës, për sensin e kompromisit dhe diplomacinë ekonomike e politike dhe pa harruar z. Ismet Smajli, Sekretarin e Rrjetit global për profesionalizmin dhe durimin e madh që tregon në organizimin e strukturës», shkruan më tutje Gjana.
Ai përshëndet edhe kolegët e rrjeteve shtetërore për punën e përditshme dhe angazhimin vullnetar në të mirë të trojeve shqiptare dhe në veçanti z. Qamil Isufi, kryetar i Rrjetit të Zvicrës bashkë me anëtarët e këtij Rrjeti për mikpritjen e kësaj mbledhjeje!
Strukturimi avancon në mënyrë të sigurtë duke dëshmuar rolin e pazevendësueshëm të diasporës për zhvillimin e trojeve shqiptare dhe stabilizimin e tyre, përfundon Amet Gjana.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind