Lajme
U mbajt simpoziumi shkencor në rastin e ditëlindjes së Skënderbeut
Të shtunën, më 25 maj 2024, në Grampenweg 5, 8180 Bülach, Zvicër, Lidhja e Historianëve Shqiptarë me seli në Zvicër dhe Shoqata Gjergj Kastrioti, në bashkëpunim të ngushtë me Ansamblin Vatra kanë mbajtur simpoziumin shkencor me titullin: GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU: “Mbrojtësi i Civilizimit Evropian”.
“Ky Hero Kombëtar, simbol i guximit, trimërisë dhe strategjisë së shkëlqyer ushtarake, është figura më e lavdishme e historisë shqiptare, i cili me mençurinë dhe vendosmërinë e tij mbrojti tokat arbërore dhe evropiane nga pushtimet osmane. Shoqata jonë ka për qëllim të ruajë dhe të promovojë jetën dhe veprat e këtij personaliteti të jashtëzakonshëm, duke organizuar aktivitete kulturore dhe edukative që pasqyrojnë trashëgiminë e tij të përjetshme. Me një përkushtim vetëmohues, ne punojmë për të ndriçuar rrugën e krenarisë kombëtare dhe për të forcuar identitetin shqiptar në diasporë dhe atdhe. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, me vizionin e tij të pamposhtur dhe zemrën e tij të madhe, mbetet burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët dhe Shoqata jonë është krenare të mbajë emrin e tij dhe të vazhdojë misionin e tij të shenjtë”, tha kryetari Agim Pepaj.
Të pranishëm ishin edhe figura të shquara, si Qerim Kryeziu nga Suedia, Paulin Zefi nga Lezha e Kastriotit, Shqipëri, Camila Nita nga Rumania, Skender Hushi nga Italia dhe Muart Ajvazi nga Zvicra.
E-Diaspora
-
Stokholm, prezantohet kultura shqiptare në muajin e Frankofonisë Ambasada e Kosovës në Stokholm mori pjesë në këto aktivitete, duke festuar gjuhën dhe kulturën frankofone...
-
Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih
-
Donte t`i vriste policët me hanxhar: 8 vjet burg për shqiptarin islamist
-
Studentët takojnë liderët industrialë
-
Dr. Gezim Dervishi, mjeku që ju mëson si të ulni peshën, pa rrezikuar shëndetin
Jeta në Zvicër
-
Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih Gjykata caktoi masën e paraburgimit për dy 32-vjeçarë zviceranë, një 31-vjeçar me dyshtetësi të Shqipërisë dhe...
-
Cyrihu duhet të bëhet një “strehë e sigurt” për refugjatët
-
Zvicër: Rënie e vogël e shkallës së papunësisë
-
Sindikata e kompanisë SWISS kërkon përmirësime për stafin tokësor
-
Studentët takojnë liderët industrialë