Integrimi
U mbajt kuvendi i LAPSH, Nexhat Maloku u rizgjodh kryetar
Mësimi plotësues zhvillohet në klasat e shkollës zvicerane, janë 133 klasë, fëmijët shqiptarë që ndjekin mësimin shqip janë 1798
Të dielën, më 20 maj 2018 në Lagenthal , Bernë, në Zvicër u mbajt Kuvendi zgjedhor i LAPSH me praninë e mësimdhënësve dhe prindërve shqiptarë.
Shkolla shqipe në Zvicër ka formuar një traditë, shkollë tashmë në vitin e 28 të jetës së saj, me një histori të veten, që lidhet me gjuhën e nënës, me fjalën e artë shqipe, atë fjalë që e ka mbledhur si bleta nektarin lule më lule, Naimi, Asdreni, Pashko Vasa, Fishta, Kadare …
Kuvendin e hapi kryetari Nexhat Maloku, mësues në Cyrih. Punimet e kuvendit i drejtoi z. Abas Fejzullahu, sekretar.
Në raportin e punës Nexhat Maloku veçoi disa nga veprimtaritë e shkollës, vlerësoi punën e përkushtuar të mësimdhënësve që tashmë në kuadër të LAPSH -rë numëron 65 mësues/e që japin mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Ai vlerësoi po ashtu bashkëpunimin zyrtar me organet arsimore të Zvicrës dhe Kosovës.
Mësimi plotësues zhvillohet në klasat e shkollës zvicerane, janë 133 klasë, fëmijët shqiptarë që ndjekin mësimin shqip janë 1798. Mbajtja e seminareve për mësimdhënës, Konferenca për Mësimin plotësues, Garat e Diturisë, Mbrëmje festive me rastin e 7 Marsit- Dita e Mësuesit etj. Synimi ka qenë që nëpër mes këtyre veprimtarive jo vetëm të ruajmë identitetin tonë por dhe të njohim të tjerët më mirë me gjuhën, historinë dhe kulturën tonë me trashëgimin që kemi sjell nga atdheu. Një formë e mirë për të u integruar me dinjitet në shoqërinë zvicerane.
Në kuvend u theksua problemi kyç dhe në vazhdimësi që ka shoqëruar mësimin plotësues numri i vogël i fëmijëve që mësojnë shqip. Besojmë se do të gjejmë mirëkuptimin dhe angazhimin e institucioneve shqiptare duke e vendosur çështjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe ndër të parat, ndonëse është nënshkruar Marrëveshja mes dy shteteve shqiptare, presim rrugën e zgjidhjes institucionale.
Punimet e kuvendit i nderuan me praninë e tyre: Ilir Gjoni, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Bernë, Mustafë Xhemajli, nga Ambasada e Republikës së Kosovës, Nuhi Gashi, përgjegjës për koordinimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë – MASHT dhe Abdyl Lipoveci, zyrtar nga Ministria e Diasporës.
Në kuvend me shumicë votash u zgjodh kryetar i LAPSH për Zvicër përsëri Nexhat Maloku, i cili nuk pati kundërkandidat.
Një e veçantë e këtij kuvendi ishte dhënia e mirënjohjes mësueses Saime Zeka nga MASH e Republikës së Kosovës.
Kuvendi që pati një rrjedhë të qetë e të natyrshme pune filloi në orën e 14.00 dhe mbylli punimet në 16.00. Qenë të pranishëm përfaqësues të shkollave ku zhvillohet mësimi shqip si: Aarau, Basel Land, Bernë, Cyrih, Friburg, Glarus, Gjenevë, Jura, Schaffausen, St. Gallen, Thurgau, Vaud, Obwalden. Të pranishëm ishin 51 persona, anëtarë të LAPSH-it dhe mysafirë.
Në fund të punimeve, Kuvendi iu drejtua komunitetit shqiptar në Zvicër që secili nga ne të bëjë çmos që ta mësojmë gjuhën tonë të bukur, ta ruajmë atë, ta flasim atë, ta shkruajmë atë sepse ne po humbim nga dita në ditë gjuhën tonë, që historia na tregon se e kemi trashëguar brez pas brezi.
Fotot: Lulzim Hasi
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025