Gjuha
U mbajt Konkursi i Diturisë për nxënësit e shkollës shqipe në Zvicër
Në këtë konkurs pjesëmarrës ishin nxënës nga kantonet e Zyrihut, Gjenevës, Vaudit dhe Jurës
Sot pasdite, në Safnern të Kantonit të Bernës, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Zvicër, organizoi Konkursin e Diturisë (garën për nxënësit e shkollave shqipe). Kjo Garë (e përvitshme) u financua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Republikës së Kosovës.
Në këtë konkurs pjesëmarrës ishin nxënës nga kantonet e Zyrihut, Gjenevës, Vaudit dhe Jurës, shkruan në një postim në fb, Mirela Duka Xoxi, nga LAPSH.
Me këtë rast, Nexhat Maloku, si kryetar i LAPSH-it përshëndeti të pranishmit, duke i falënderuar ata për pjesëmarrjen. Një falenderim i veçantë ishte për zotin Nuhi Gashi, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës.
Zoti Nuhi Gashi pas fjalës së tij përshëndetëse, sqaroi dhe mënyrën e zhvillimit të Garës (pyetjet ishin të përgatitura prej tij), transmeton albinfo.ch.
Nxënësit konkuruan në tre nivele. Në fillim garuan nxënësit e nivelit të parë (nxënës nga klasa e parë deri në klasën e tretë).
Më pas vijuan nxënësit e nivelit të dytë e të tretë.
Në fund të konkursit u ndanë çmimet, përkatësisht nxënësit që zunë vendin e parë morën nga 40 Franga secili, nxënësit që zunë vendin e dytë morën nga 30 Franga secili, dhe nxënësit që zunë vendin e tretë 20 Franga secili.
Në mes të konkursit gjithë të pranishmit patën kënaqësinë të hanë një drekë së bashku.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës Për pak orë 120 aksidente trafiku në kantonin St. Gallen ...
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”