Lajme
U mbajt konferencë pune e mësuesve shqiptarë në Suedi
Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi
Duke e kuptuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale dhe nivelin aktual të komunikimit elektronik në shkolla, ngritja e nivelit analitik dhe gjykues rreth shkollës, u mbajt me sukses konferencë pune në Malmö. Konferenca u organizua nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare “Iliria”, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Suedi dhe NBV. Projekti i konferencës ishte “Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi”.
Temat ishin gjithëpërfshirëse për të gjithë mësimdhënësit e të gjitha niveleve shkollore. Drejtues i realizimit të konferencës ishte Murat Koci, mësues i rrethuar nga aktivistë të njohur të shoqatave shqiptare. Ai në emër të organizatorit përshëndeti dhe mbajti fjalën e tij rreth rolit, duke paraqitur gjithashtu synimin e konferencës dyditore. Programi u drejtua me përgjegjësi nga mësuesja Anila Velaj. Ligjëratat ishin të larmishme dhe me vlera praktike dhe organizative, duke shtuar se sa është mësimdhënia nxitëse dhe sfiduese në praktikën tonë, metodologjia e didaktike në rrethanat aktuale sociale e teknologjike. Në emër të Ministrisë së Arsimit të Kosovës përshëndeti Edona Maloku Berdyna, zëvendësministre.
Konferenca nisi me Sara Vettergren, kryetare e Entit Shkollor në Malmö, me temën nga politikat arsimore në Komunën e Malmö-s, me theks gjuha amtare. Shpend Rukiqi, mësues e pedagog me temën: “Kompetenca, kreativiteti dhe çasja racionale, çelës i suksesit në mësimdhënie”. Direkt në lidhje elektronike nga Shqipëria realizoi temën e saj Olimbi Velaj, “Udhëzime didaktike në mësimdhënie me grupet heterogjene”.
Temë nga praktika mësimore sipas standardeve bashkohore në formën drejtpërdrejtë me nxënës, e mbajti Xhevat Isufi, mësues. Një praktikë e nevojshme për mësimin e gjuhës amtare përmes internetit në platformën e Modesmalalbanska në Komunen e Ängeholmit, ku kanë qasje nxënës e prindër. Desara Beqari Gjonaj, mësuese nga Vjena, prezantoi tri librat e saja dhe koncepti didaktik në praktikën mësimore. Shyhrete Reçica, zyrtare në MASH, Kosovë, mbajti kumtesën e saj “Bashkëpunimi mes mësuesve në mërgatë dhe institucioneve arsimore në atdhe jetik për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare. Rexhep Jashari, profesor i letërsisë shqipe, prezantoi librat e tij të rinj nga puna dhe veprimtaria e tij hulumtuese. Drita Kadriu, Universiteti i Gjakovës, drejtpërdrejt paraqiti temën e saj “Të mësuarit përmes të të menduarit, shkruarit dhe lexuarit”. Drejtpërdrejt nga Shkodra, mësuesja Elida Halilaj paraqiti “Jeta dhe vepra e Ndre Mjedës”, e cila nuk u realizua e plotë nga shkaku i problemeve teknike. Dr. Nuhi Bajqinca, ligjërues në Shkollën e Lartë, Boräs, ligjëroi temën: “Afër 40% e fëmijëve shqiptarë nuk ndjekin mësimin e gjuhës amtare, pse? Çfarë duhet bërë që të rritet vijueshmëria e nxënësve që të rritet vijueshmëria”. Ishte kjo në temë konkrete dhe e përgatitur në baza shkencore e cila u vlerësua nga pjesëmarrësit. Hazir Mehmeti, mësues nga Austria, doli me temën nga praktika e tij mësimore: “Orë mësimore në klasat e përziera”. Nga Greqia erdhën me temën e tyre mësueset Eva Paloka dhe Merita Ymeri me temën e tyre interesante mbi aktivitet arsimore e kulturore të organizuara me nxënësit e tyre. Nga Greqia ishte e pranishme edhe Jonida Koci Mema, mësuese me përvojë. Mësueset nga Greqia me emocione rrëfyen mbi vështirësitë e të qenit dhe jetuarit si fëmijë shqiptarë në Greqi. Nacional shovinizmi grek me urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve është pjesë e theksuar e shoqërisë greke. Isuf Bajraktari, mësues e krijues, prezantoi krijimtarinë e tij letrare në dy veprat e tij të fundit. “Folklori ynë i pasur në funksion të mësimit të gjuhës amtare”, ishe tema e mësuesit Sinan Kastrati. Qerim Raqi, mësues, autor, prezantoi librat e tij të rinj të përkthyer. Konferenca u karakterizua me dialog të haptë njohës dhe kërkues në rrugëgjetjet e formave të reja në mësimdhënie dhe veprimtari në afirmimin e mësimit shqip në diasporë, me theks në Suedi. Veç ligjëruesve me praninë dhe diskutimet e tyre ndihmuan edhe Dr. Muhamet Shatri, Nuhi Mazreku, Hazbi Lalinca, Zyrafete Losha, Shaban Gashi. Adem Qerimaj, Sanije Selmani, Mejreme Gubetini, Qefsere Tahiri, Dinore Loshi, Ismail Rugova, Mirela Bicaku etj. Aktivistë të zellshëm të rrethit shqiptar ndihmuan në mbarëvajtje të konferencës, mes tyre aktiv ishte Isuf Topilla etj. Stafi i Radio Dardanisë në Malmö, ofroi mundësi komunikimi me dëgjuesit nga mësues e aktivistë vendesh të ndryshme.
Për pjesëmarrësit në mbrëmje u organizua aktivitet kulturore me këngë e valle shqipe të kënduara nga këngëtarja Afërdita Xani dhe grupi muzikor. Ishte për të mos u harruar, një orë muzikore e cila dha shije në shuarjen e mallit mërgimtar. Nuk munguan as vallet, të cilat nxorën energji kohe e malli në jetën gurbeçare, me shpresën për progres në vendlindjen për ku gjithmonë jetojnë ëndrrat.
Nga: Hazir MEHMETI, Malmö
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër? Afati i fundit për ndryshimin e siguruesit tuaj shëndetësor zviceran është më 30 nëntor. Këtu janë...
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji dhjetor
-
Ky është tregu më i mirë zviceran i Krishtlindjeve në Zvicër
-
Kafshët shtëpiake në Zvicër tani kanë një dosje dixhitale shëndetësore
-
Çmimi i celularëve në Zvicër po bie