Gjuha
U mbajt finalja e Kuizit të fëmijëve nga diaspora
garuesit e grupeve tё nxёnёsve nga Zvicra, Suedia, Greqia, Austria dhe nga Sllovenia iu përgjigjёn pyetjeve nga lёndёt gjuhё e letërsi shqipe, kulturё, histori dhe gjeografi
Organizuar nga Ministria e Diasporёs, nё Prishtinё, sot, pёr herё tё pestё, u mbajt finalja e kuizit tё diturisё me moton “Ta njohim atdheun”.
Siç bën të ditur Ministria e Diasporës në një njoftim, para se tё fillonte finalja e kuizit, nxёnёsit garues nga diaspora dhe tё pranishmit i pёrshёndeti ministri Murati. “Kuizi ‘Ta njohim atdheun’ po mbahet nё kohёn e fushatёs ‘Ti je pjesё e atdheut’ , fushatё kjo qё ka tё bёjё me regjistrimin e diasporës. Ministria e Diasporёs, nё kuadër tё pёrgjegjёsive, duke u nisur edhe nga ky kuiz, po bёn pёrpjekje qё kёta nxёnёs t’i mbajё afёr atdheut, sepse duke qenё mё afёr, ata kanё mundësi tё mos e harrojnë gjuhёn shqipe dhe tё kenё njohuri pёr atdheun.
Mendoj se diaspora, përveç potencialit financiar, mё tё çmueshëm e ka potencialin njerëzor, resurset njerëzore, tё cilat, pёrmes aktiviteteve, po bёjmё përpjekje t’i kanalizojmë dhe tё krijojmë ura bashkëpunimi mes nesh dhe bashkatdhetarёve tanё”, tha, përveç tё tjerash, nё fjalёn pёrshёndetёse ministri Murati, thuhet më tutje në njoftimin që bën ministria.
Pas fjalёs sё ministrit, garuesit e grupeve tё nxёnёsve nga Zvicra, Suedia, Greqia, Austria dhe nga Sllovenia iu përgjigjёn pyetjeve nga lёndёt gjuhё e letërsi shqipe, kulturё, histori dhe gjeografi.
Nёpёrmjet këtij kuizi, ata treguan se, edhe pse jetojnë larg atdheut, nuk u mungojnë njohuritё pёr gjuhёn, kulturёn dhe historinë e popullit shqiptar. Dhe pёr kёtё meritorё janë mёsuesit shqiptarё tё mёsimit plotësues, tё cilёt me shumё vullnet dhe pa u lodhur punojnë me ta .
Finalja e kuizit u pёrshkua edhe me pika muzikore, tё interpretuara nga grupi i fёmijёve ”Xixёllonjat”. Po ashtu, me kёngё u prezantuan para tё pranishmёve edhe dy nxёnёse nga Austria, tё cilat me zёrin e tyre i mahnitёn tё pranishmit.
Pjesё e kësaj ngjarjeje kulturore ishte edhe grupi i baletit “Mjellmat”, i cili u paraqit me tri pika tё baletit.
Nё fund, pjesёmarrёsve tё kuizit “Ta njohim atdheun” iu dhanë nga njё libёr dhe revista “Ura”, thuhet në fund të njoftimit.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë