Integrimi
U largua për shkak të krizës, ndihmon kompanitë në tejkalimin e krizave
Regjimi serb i detyroi që të largohen nga Kosova. Por, ata asnjëherë nuk e harruan vendlindjen, ndërsa u integruan plotësisht në Gjermani. Shqipe Karaxha është njëra prej tyre
Kriza ekonomike dhe politike detyroi shumë shqiptarë që të largohen nga Kosova. Ata u larguan nga regjimi serb, duke gjetur strehë në Evropë. Kështu ndodhi edhe me Shqipe Karaxhën. Babai i saj ishte i përndjekur politik dhe u detyrua të shkojë në Gjermani. Shqipja u integrua mjaft mirë në shtetin gjerman, që e falënderon shumë ndërsa tashmë ajo është zyrtare në kompaninë “Controllit AG”, që merret me planin e emergjencave në raste fatkeqësia.
Ajo nuk e harron asnjëherë vendlindjen e saj, ku qëndroi për tri javë, kur albinfo.ch shfrytëzoi rastin për një bisedë me të. Shqipja tregon për vështirësitë që kishte në fillim në Gjermani, rrugën e shkollimit dhe punësimit.
Në Gjermani na priste babai
“Isha vetëm 10-vjeçe kur jam larguar nga Kosova. Arsyeja pse jemi larguar ishte pasi babai im ishte i përndjekur politik nga regjimi serb. Për këtë arsye vendosëm të largoheshim dhe të shkonim në Munih, aty ku po na priste babai (Halit Karaxha)”, thotë fillimisht Shqipe Karaxha për revistën tonë.
Halit Karaxha shkoi në perëndim në vitet ‘80-ta dhe ishte bashkëpunëtor i Jusuf Gërvallës dhe veprimtar i lëvizjeve patriotike për çlirimin e bashkimin e trojeve shqiptare. Ai ndërroi jetë në gusht të vitit 2015.
Sikur për shumicën e emigrantëve, vështirësitë nuk munguan në fillim. “Ne kemi qenë me fat, pasi na ka pritur babai në Hamburg dhe kjo na e ka lehtësuar shumë punën. Ai kishte shumë shokë, shqiptarë dhe gjermanë. Megjithatë, ka pasur edhe vështirësi, si gjuha, që nuk e dinim, por pastaj jemi adaptuar shumë shpejt dhe jemi integruar. Filluam të shkollohemi dhe të shoqërohemi me miqtë e rinj. Mësuesja gjermane, Frau Lochte na ka ndihmuar shumë për gjithçka dhe falë saj dhe babait që na kanë dhënë ndihmë morale dhe materiale, e kemi pasur shumë më lehtë”, shton Shqipja.
Diaspora të investojë edhe më shumë
Ajo u shkollua në Hamburg dhe tashmë ndihmon kompanitë dhe bizneset që të tejkalojnë krizat në raste fatkeqësie. “Shkollën e kam kryer në Hamburg “Berufliche Schule für Büro-und Personalmanagement”, në drejtimin menaxhere e zyrave. Tash punoj në kompaninë “Controllit AG” si zyrtare. Kjo kompani merret me planin e emergjencave në raste fatkeqësie. Ne ndihmojmë bizneset që të menaxhojnë krizën. U ndihmojmë atyre me konceptet strategjike, organizative dhe teknike për mbrojtjen e biznesit kundër kërcënimeve dhe që të sigurohen në raste urgjente”, ka shtuar 37-vjeçarja.
Ajo për fund ka thënë se shpreson që diaspora shqiptare do të investojë edhe më shumë në Kosovë. “Shteti gjerman t’i ofron të gjithë mundësitë për punësim dhe shkollim. E vetmja mangësi është që nuk je në vendlindjen tënde, kurse shteti t’i plotëson të gjitha kushtet. Shpresoj që diaspora shqiptare do të vazhdojë të investojë në Kosovë dhe t’i sjellim donatorët që të hapen më shumë fabrika dhe vende për të punuar të rinjtë”, ka përfunduar Shqipe Karaxha.
(B.R.)
Mesazhi për diasporën
Ajo ka porositur të gjithë që të mos e harrojnë vendlindjen e tyre. “Atje ku jetoni duhet të përshtateni në mënyrë që të integroheni sa më shpejt, por i kisha porositur të gjithë që të mos e harrojnë vendin e tyre ku kanë lindur”.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriShqipe Karaxha
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Gjermani
- Profesioni:MAnaxhere
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor