Feja
U kujtua Nënë Tereza dhe përvjetori i faljes së gjaqeve
Me këtë rast u mbajt një Akademi përkujtimore me tre jubile për Nënën Tereze dhe një jubile i faljes së gjaqeve në Kosovë
Nga 5 shtatori i këtij viti, kur në Katedralen e Kryeqytetit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, që e mban emrin e shënjtëreshës shqiptare “Nëna Tereze”, u intonua himni “Valsi Hyjnor” kushtuar Nënës Tereze, Famullia Shqiptare Katolike në Gjermani me qendër në Stuttgard ”E Lumtura Nëna Tereze” vendosi që të kremtojë atë si festë të famullisë për vite në vazhdimësi.
Pikërisht për këtë, më 18 tetor në ambientet e Kishës së famullisë St. Konradi në Shtutgard u organizua një festë madhështore.
Me këtë rast u mbajt një Akademi përkujtimore me tre jubile për Nënën Tereze dhe një jubile i faljes së gjaqeve në Kosovë.
Akademia u ndoq nga më shumë se 450 mysafirë të dy konfesioneve shqiptare, myslimanë dhe katolikë. Këtij evenimenti të organizuar nga famullitari P. Marjan Lorenci, Këshilli i famullisë dhe Shoqata “Yjet e Kosovës” nga Emmendingeni me Tahir Shabanin, iu drejtua shkëlqësia e tij Dr. don Lush Gjergji.
Të pranishëm ishin veprimtarë të çështjes kombëtare në diasporë si: Hafiz Gagica, Donika Gërvalla me bashkëshortin ish deputeti i Bundestagut Gjerman dhe anëtari i CDU- së Stefan Schwarz, pastaj Jahja Gashi – kryetar i Shoqatës “Nëna Tereze” nga Göpingeni, Vitor Spaqi – kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare në S
tuttgart, Xhafer Leci, veprimtar dhe kryetar nderi i Shoqatës “Kadri Zeka” nga Kircheim Teck, Mufail Sinani – kryetar i Shoqatës “Isa Boletini” nga Sindelfingen, Dr. Balidema, Mejdi Laçaj, Sadik Halilaj (babai që fali gjakun e djalit para varrit të Presidentit Rugova muaj më parë), sekretari i LShAKSh, Franë Tanushi etj.
Nga Ambasada e Kosovës edhe pse ishin të ftuar (pos një telegram urimi nga z. Kajtazi) nuk kishte përfaqësues.
Në foltore pos P. Marjanit, Lekë Preçi, Tahir Shabani, Albert Bisaku të pranishmit i përshëndetën edhe Donika Gërvalla kryetare e Degës së LDK-së në Gjermani, dhe Stefan Schwarz të cilët impresionuan publikun me fjalimet e tyre.
Përmbylljen dhe shpërndarjen e dhuratave e bënë Lon Karrica, Tahir Shabani dhe moderatorja e Akademisë Leonita Lasku.
Akademinë artistikisht e plotësuan artistët Gjergj dhe Arbër Lleshaj , pastaj grupi i të rinjve (Kori i Kishës) me kostume kombëtare, që ia shtuan madhështinë kësaj Akademie.
Në fund u organizua një kokej rasti me ushqime dhe pije freskuese organizuar nga këshilltarët: Bekim Saliqunaj, Vera Saliqunaj, Bekim Përvorfi, Françes Spaqi etj. (Rrezore.com)
Të ngjashme
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?