Lajme

U jepet mundësia për azil 17 kosovarëve në Norvegji

Autoritetet e Norvegjisë nuk i kanë dëbuar 23 shqiptarët nga Kosova, të cilët para disa ditësh u kapën që të gjithë në një furgon derisa hynin në këtë shtet, por që të gjithë ata janë dërguar entit të migracionit.

Mediat norvegjeze kanë raportuar sot se ky ent, 23 personave u ka mundësuar që të shkruajnë kërkesën për azil. Mësohet se dy prej tyre janë gra shtatzëna.

Por prej tyre, gjashtë nuk e kanë fituar këtë të drejtë. Ata janë duke u mbajtur ende në “paraburgim” dhe pritet qe se shpejti te bëhet ekstradimi i tyre për në Kosovë.

Arsyeja e refuzimit të kërkesës për azil ndaj këtyre  gjashtë personave është se disa nga ta janë lajmëruar edhe në shtete të tjera për  azil, ndërsa dy nga ta ishin të lidhur në rrugët kriminale, ku shtete tjera u kishin ndaluar atyre zonën Schengen.