Shkurt.ch
U dorëzua peticioni për mos ekstradimin e Shemsi Nuhiut në Serbi
Peticionin, në departamentin që drejton ministrja Sommaruga e kanë dorëzuar Jeton Kryeziu dhe Avni Binaku
Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot pikërisht në orën 15.00, komiteti për kundërshtimin e ekstradimit të S. Nuihiut në duart e organeve serbe, ua ka dorëzuar peticionin autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Drejtësisë në Bernë.
Është fjala për një peticion të nënshkruar nga 5152 persona, shqiptarë dhe të tjerë, në Zvicër.
Peticionin e ka marrë në dorëzim përgjegjësja për informim në departamentin e drejtësisë dhe policisë, Christine Stähli.
Sipas kryesuesve të komitetit, Jeton Kryeziu dhe Avni Binaku, dorëzimi i nënshkrimeve me peticionin, paraqet një sukses për iniciuesit e peticionit, sepse përmes tij shtohen gjasat që të ndryshohet vendimi për ekstradimin e Shemsi Nuhiut te organet e Serbisë.
“Ende nuk dihet se sa do të zgjasë shqyrtimi i peticionit, por është me rëndësi se me peticionin kemi arritur t’i bindim autoritetet zvicerane të drejtësisë për ta shqyrtuar vendimin për mos ekstradimin e Shemsi Nuhiut në Serbi”, ka thënë pas dorëzimit të peticionit, kryesuesi i Komitetit kundër ekstradimin e Shemsi Nuhiut në Serbi, avokati Jeton Kryeziu.
Vëllai i Shemsi Nuhiut, Sherif Nuhiu, i cili mori pjesë në dorëzimin e peticionit në Bernë, ka thënë për albinfo.ch se me këtë po shtohen gjasat për mos ekstradimin e vëllait të tij në Serbi. Ai ka falënderuar komitetin për angazhimin e tyre në senzibilizimin e opinionit zviceran për mos dorëzimin e Shemsi Nuhiut në Serbi.
Komiteti: Shaban Kozhani, Avni Binaku, Skender Thaci, Jeton Kryeziu
Përfaqësues të Komitetit me dy vëllezërit e Shemsi Nuhiut
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale Revolucionarizimi i riciklimit të tekstilit: Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale, përcjell albinfo.ch....
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat