Lajme
U arrestua Enver Sekiraqa
I shumëkërkuari nga policia, Enver Sekiraqa është arrestuar në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë pa asnjë rezistencë
Njëri nga personat më të kërkuar në Kosovën e pasluftës, Enver Sekiraqa është arrestuar të premten në Prishtinë nga Policia e Kosovës dhe ajo a e EULEX-it (Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë). Ai akuzohet se ka planifikuar dhe ka ndikuar në vrasjen e policit të Njësisë Speciale (ROSU), Triumf Riza.
Sipas informacionit zyrtar që la lëshuar edhe EULEX-i, por edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, Sekiraqa është arrestuar në lagjen “Kodra e Trimave” pa asnjë rezistencë, “si qengji”. Mbi të dhe klani i tij, bien një varg akuzash që i kanë bërë para dhe pas luftës në Kosovë.
“Mund të konfirmojmë se sot pasdite policia e EULEX-it në, e udhëhequr nga një prokuror të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ka arrestuar Enver Sekiraqën”, ka thënë për JNK zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi. “Ai është vetëdorëzuar dhe do të intervistohet nga prokurori i EULEX-it i Prokurorisë Speciale”, konfirmoi Krasniqi.
Arrestimin e të shumëkërkuarit nga policia e ka konfirmuar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Ai ka thënë për Expressse Sekiraqa është arrestuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in. “Po është arrestuar Sekiraqa. Për detaje tjera pyeteni policinë”, ka thënë Rexhepi.
Enver Sekiraqa dyshohet se e ka planifikuar dhe ka ndikuar në vrasjen e policit të Njësisë speciale (ROSU) Triumf Riza në vitin 2007. Pas vrasjes, ai ishte arratisur në Irlandë, ndërsa institucionet e Kosovës e kishin të pamundur ekstradimin e tij, për shkak se Kosova nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dublinin zyrtar.
Ndërkaq një vit më parë mediet raportuan se Enver Sekiraqa ishte kthyer në Kosovë dhe po qëndronte në Mitrovicën e veriut, mirëpo Policia e Kosovës e kishte të pamundur arrestimin e tij, sepse ai shoqërohej me grupet radikale serbe që kundërshtonin autoritetin e Prishtinës zyrtare në këtë rajon.
Dy javë më parë ai u pa në Prishtinë, ndërsa Policia iu vë pas. Sot pasdite (e premte) ai u arrestua në lagjen e tij.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












