Lajme
Two.jobs, kompania shqiptare që bashkëpunon me rreth 600 kompani në Zvicër
Kompania Two.jobs në Cyrih të Zvicrës ofron mundësinë e lidhjes së kontakteve mes të interesuarve për punë dhe kompanive që kërkojnë punëtorë
Kristian Oroshi, 26-vjeçar, tani udhëheq kompaninë Two.jobs, në Cyrih të Zvicrës. Kjo kompani ofron shërbim për dy palët, si për personat që kërkojnë punë, ashtu edhe për kompanitë që kërkojnë punëtorë. Pikërisht kjo është arsyeja pse edhe emri i kompanisë është Two.jobs.
Themelimi i Two.jobs
E krijuar në vitin 2016, kompania Two.jobs po prek majat e suksesit. Kristian Oroshi, themelues dhe njëri prej pronarëve të Two.jobs, ka treguar për albinfo.ch se si i erdhi ideja për ta ngritur kompaninë.
“Pasi kam përfunduar maturën, kam vazhduar studimet për ekonomi, dhe më pas jam specializuar për financa dhe marketing. Meqë më pëlqeu marketingu shumë, e bëra edhe një kurs të kësaj fushe. Aty më erdhi ideja të krijoj kompaninë time, sepse e vërejta që në rekrutimin e punëtorëve të kualifikuar ka potencial të pashfrytëzuar në mediat sociale”, ka thënë fillimisht ai.
Shërbimet që ofron Two.jobs
Platforma Two.jobs ofron mundësinë e lidhjes së kontakteve mes të interesuarve pasivë për punë dhe kompanive që kërkojnë punëtorë. Saktësisht, ajo bën rekrutimin e punëtorëve profesionalë, ku qytetarët zviceranë mund të gjejnë një vend pune apo pagë më të mirë dhe kompanitë të gjejnë punëtorët e duhur.
“Në Two.jobs kompanitë publikojnë pozitat e punës për të cilat kërkojnë punëtorë. Përmes platformës sonë ato konkurse për punë shpërndahen në rrjetet sociale, te targeti i cili përputhet me kriteret e kompanisë. Do të thotë, ajo pozitë e punës shpërndahet te njerëzit e caktuar që përshtaten me atë funksion”, ka pohuar Oroshi.
Ai ka shtuar se kjo kompani nuk është as “Temporär” dhe as “Stellenvermittler”. Ndërkohë, 26-vjeçari me origjinë nga Gjakova ka theksuar se platforma që ka krijuar ofron një shërbim të veçantë nga kompanitë e tjera.
“Në Two.jobs publikohet një punë e hapur dhe shpërndahet në rrjetet tona sociale. Ne ua mundësojmë kompanive të gjejnë kandidatë për punë krejt ndryshe nga platformat klasike. Zakonisht personat e interesuar për punë kërkojnë edhe në platforma klasike. Kurse, ne mundësojmë që të dalin në pah edhe ata persona, të cilët nuk kërkojnë punë në mënyrë aktive”, ka sqaruar ai.
Two.jobs ka vite që bashkëpunon me kompanitë më të njohura në Zvicër, si: Migros, Raiffeisen Bank, Alianz Group, Bücherer, e po ashtu edhe me kryeqytetin e Zvicrës, Bernë, si dhe me qytetet Cyrih e Winterthur.
Bashkëpunim me rreth 600 kompani zvicerane
“Pa dyshim që suksesi më i madh i platformës sonë është bashkëpunimi me mbi 600 kompani zvicerane, disa prej të cilave janë ndër më të mëdhatë në Zvicër. Falë këtij suksesi, në mars të këtij viti kemi marrë pjesë në panairin e rekrutimit në Cyrih, ndërsa më 31.05 dhe 01.06. jemi të ftuar në panairin më të madh në Zvicër për ta paraqitur platformën tonë si platformë inovative”, ka thënë ai.
Two.jobs, së shpejti edhe në Gjermani
Kompania po vazhdon të rritet në Zvicër, por synimet e saj nuk ndalen aty. E ardhmja e saj shihet edhe në Gjermani.
“Ne planifikojmë ta avancojmë platformën vazhdimisht. Në të ardhmen e afërt kemi qëllim të startojmë me këtë platformë edhe në Gjermani, pasi që e kam vërejtur se edhe atje kërkesa është shumë e madhe”, ka sqaruar Oroshi.
B O X
Platforma Two.jobs është programuar dhe mirëmbahet nga një grup prej disa djemve të rinj, të cilët jetojnë në Kosovë dhe falë bashkëpunimit me ta, kjo kompani tani është në nivel me kompanitë më të mëdha në Zvicër në këtë fushë. Me shërbimet e Two.jobs, kompanitë e tjera mund të arrijnë mbi katër milionë punëkërkues pasivë.
Rekrutuesit mund t´i gjejnë të gjitha të dhënat në www.two.jobs.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?