Lajme
Twitter i mbyll konton Trumpit përgjithmonë
Twitter u referohet "ngjarjeve të tmerrshme" të kësaj jave, siç i quan sulmet mbi Kapitolin nga mbështetësit e Trumpit, sulm ky që la të vdekur pesë njerëz
Shërbimi i mesazheve të shkurtra Twitter dha të premten në mbrëmje lajmin: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është i ndaluar përgjithmonë!
Kompania shkruan: “Pasi shqyrtuam me kujdes `cicërimat` (mesazhet) e fundit në llogarinë e Presidentit Trump dhe kontekstin rreth tyre – veçanërisht mënyrën se si ato merren dhe interpretohen në dhe jashtë Twitter-it, ne kemi ndaluar përgjithmonë llogarinë, trasnmeton albinfo.ch. Ky vendim është marrë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”.
Twitter u referohet “ngjarjeve të tmerrshme” të kësaj jave, siç i quan sulmet mbi Kapitolin nga mbështetësit e Trumpit, sulm ky që la të vdekur pesë njerëz.
“Ne e bëmë të qartë të mërkurën se shkeljet e mëtejshme të rregullave të Twitter-it potencialisht do të çojnë pikërisht në këtë qasje”, shpjegojnë përgjegjësit e Twitter-it në një postim në blog.
Dhe kjo mund të konstatohet lehtë: nëse kërkoni për llogarinë @RealDonaldTrump në Twitter, nuk do ta gjeni më. Llogaria e Trumpit në Twitter është fshirë!
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra