Muzikë
Turtle Fest 8, sjell mbi 45 artistë në Drimadhë
Gjatë datave 26, 27 dhe 27 korrik, në Drimadhë të Shqipërisë do të mbahet edicioni i tetë i Turtle Fest, përcjell albinfo.ch.
Përgjatë tri netëve, në këtë festival do të performojnë artistë të ndryshëm.
“Edhe këtë herë, kemi përgatitur për ju një program muzikor gjithëpërfshirës me disa prej artistëve më përfaqësues të skenave bashkëkokohore globale, të cilët, siç është tashmë zakon, gërshetohen me artistët shumë të dashur lokalë”, kanë njoftuar organizatorët.
Ndërkaq, ministri Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi, ka shkruar se ky festival do të mbledhë mijëra të pranishëm.
“Është koha për Turtle Fest! Evenimenti i njohur muzikor për të rinjtë shqiptarë dhe europianë, vjen verën e vitit 2019, në edicionin e tij të 8-të. 3 net muzikë, spektakël në brigjet e detit Jon, në Drimadhë! Mijëra vizitorë, mbi 45 DJ më të famshëm nga gjithë bota do të shijojnë muzikën, natyrën dhe pamjet spektakulare të rivierës së jugut, në Shqipëri”, ka shkruar Klosi.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?