Integrimi
Turqit në Gjermani, 50 vjet më vonë të pakënaqur
Të mërkurën Angela Merkel do të festojë pesëdhjetëvjetorin e emigracionit në një ambient pakënaqësie
“Dyzet vjet më parë kishte mjaft punë për të gjithë. Pasi erdhi kriza, gjermanët filluan të na akuzojnë për vjedhje të punës së tyre, duke thënë se ne shëtitkemi me Mercedesa falë përfitimit të bërë në kurriz të sigurimeve sociale”. Ahmet Bayram, i ardhur në Berlin në 1971 përmes një kontrate pune për një ndërmarrje të madhe mjetesh makinerie, shprehet dyzet vjet më vonë. Tani më ai ka fituar pasaportën gjermane, por ka mbajtur edhe shtetësinë e Turqisë.
Këtë vit Gjermania feston 50-vjetorin e marrëveshjes lidhur me valën e punëtorëve turq, të cilët ishin të nevojshëm për industrinë e rëndë të vendit.
Me këtë rast disa turq të ardhur gjatë asaj kohe shprehin ndjeshmërinë e tyre pas plot 50 vjetëve. Bekir Yilmaz pohon se turqit “janë të toleruar” në Gjermani, por asgjë më tepër. Si shembull ai lexon një letër drejtuar shoqatës së tij, në të cilën thuhet: “Bashkatdhetarët tuaj nuk janë në gjendje të mbahen siç duhet dhe në mënyrë të pastër. Shkoni në Ankara ose Stamboll për të bërë festat tuaja! Këtu ju jeni vetëm mysafirë të toleruar”. Ai shpjegon se kjo letër është e dërguar, pasi që shoqata e tij kishte kërkuar të tërhiqet ndalesa për të organizuar pjekje të mishit në një park me rastin e ditës së verës.
Shembuj të tillë duket të ketë plot Berlini. Shumica e turqve, edhe pse ndjehen gjermanë nuk mund të harrojnë origjinën e tyre. Shumica prej tyre gëzojnë nacionalitet të dyfishtë. Ky fakt pengonte gjermanët, prandaj edhe prej viti 2000 ligji gjerman ka vendosur si parakusht për marrjen e shtetësisë gjermane dorëheqje nga ajo turke. Me ç’rastë afro 55. 000 persona kanë humbur shtetësinë e tyre gjermane.
Sfida e Merkelit
Sot, afro 2.5 milionë turq jetojnë në Gjermani, 1.5 milionë prej tyre gëzojnë shtetësinë gjermane. Ky komuniteti ka artistë, milionerët dhe udhëheqësit politikë të saj. Megjithatë, kuptimi i fjalës integrim vazhdon të mbetet i kontestuar. A mund të bëhemi gjermanë duke qenë gjithnjë turq? Kjo është sfida me të cilën do të përballet kancelarja gjermane, Angela Merkel, kur do të takojë kryeministrin turk, Rexhep Tajip Erdogan, me rastin e festimit të pesëdhjetëvjetorit të mërkurën në Berlin.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?