Bota
Turqit, gjithnjë e më shumë po fitojnë azil në Gjermani
Ndër azilkërkuesit turq në muajt e fundit gjenden, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, funksionarë të lartë, ushtarakë e diplomatë si edhe familjarët e tyre
Në janar kuota e njohjes së kërkesave për azil të qytetarëve turq në Gjermani është rritur në 38,2%, thuhet në një njoftim të grupit mediatik „Funke Mediengruppe” që bazohet në përgjigjen që Ministria e Punëve të Brendshme gjermane i ka dhënë kërkesës së partisë e Majta.
Një vit më parë kjo kuotë ishte vetëm 6,4%. 410 kërkesa për azil u pranuan vetëm në janar, raporton “DW”.
Për Sevin Dagdelen, zëvendëskryetarja e grupit parlamentar të partisë e Majta kjo është një shenjë se Turqia “nuk është as shtet ligjor dhe as demokratik”, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa Günter Burkhardt nga organizata Pro Asyl shprehet se në Turqi ndodhen të ekspozuar më shumë “ndaj rrezikut të lartë të përndjekjes”, opozitarë, kurdët dhe gazetarët.
Ndër azilkërkuesit turq në muajt e fundit gjenden, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, funksionarë të lartë, ushtarakë e diplomatë si edhe familjarët e tyre.
Pas dështimit të përpjekjes për puç ushtarak në Turqi, në vitin 2016, presidenti Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka kërkuar ‘spastrime’.
Që atëherë janë burgosur më shumë se 50.000 vetë, më shumë se 150.000 zyrtarë të shtetit janë pezulluar apo përjashtuar nga detyra.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih