Bota
Turqit djegin edhe dollarët amerikanë
Lira turke në fakt ka shënuar një rritje, pas vendimit të fundit për rritjen e tarifave mbi importet amerikane
Janë të shumta videot që qarkullojnë në internet, teksa shihen shumë turq që djegin dollarët amerikan si një përgjigje ndaj apeleve të presidentit Reçep Tayip Erdogan për të braktisur dollarët dhe euron në mbrojtje të lirës turke dhe për të bojkotuar produktet elektronike amerikane.
Lira turke në fakt ka shënuar një rritje, pas vendimit të fundit për rritjen e tarifave mbi importet amerikane.
Me një dekret, Reçep Tayyip Erdogan rriti tarifat mbi veturat në 120 për qind, pijet alkoolike në 140 për qind dhe duhanin në 60 për qind, shkruan “TCH”.
Javën e shkuar ndërkohë SHBA dyfishoi tarifat mbi Turqinë për shkak të refuzimit të kësaj të fundit për të ekstraduar pastorin amerikan që mbahet nën arrest atje, përcjell albinfo.ch.
Rritja e lirës turke me 3 për qind u ndihmua edhe nga masat e marra nga qeveria që kishin si qëllim ndalimin e spekulimeve me monedhën vendase.
Pavarësisht rritjes, lira turke ka humbur thuajse një të tretën e vlerës së saj kundrejt dollarit, që nga janari, duke rritur çmimet.
Ndërsa shpjegonte tarifat e reja, zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay tha se rritja ishte një masë reciproke ndaj sulmit të qëllimshëm mbi ekonominë turke nga ana e administratës amerikane.
Tarifat u rritën edhe për produktet kozmetike, orizin dhe qymyrin.
https://www.youtube.com/watch?v=JbS_rYvZFHQ
https://www.youtube.com/watch?v=uGbBwjl1tt0
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim