Lajme
Turqia synon të bëhet qendër që përcakton çmimin e gazit
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se me iniciativat e saj në sektorin e energjisë, Turqia synon të bëhet qendër globale për përcaktimin e çmimeve të gazit natyror.
“Synimi ynë është që sa më parë të transformojmë vendin tonë në qendër globale, ku të përcaktohet edhe çmimi i referencës së gazit natyror”, tha presidenti Erdogan në një ceremoni ku u shënua përfundimi i një projekti për të zgjeruar një strukturë nëntokësore të depozitimit të gazit pranë Stambollit, transmeton anadolu agjenci, përcjell albinfo.ch.
Rajoni veriperëndimor Thrakia, që kufizohet me Greqinë dhe Bullgarinë, sipas presidentit Erdogan, do të bëhet një qendër veçanërisht e rëndësishme si për gazin natyror, ashtu edhe për gazin natyror të lëngshëm (LNG) dhe depozitat nëntokësorëe të gazit.
Në ngjarjen e organizuar në Silivri, Erdogan tha se Ankaraja është në kontakt me Moskën, prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të gazit natyror, duke theksuar se ato do të ndërmarrin hapat e nevojshme për ta bërë Turqinë qendër energjetike.
Presidenti Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, diskutuan mënyrat si vendet të punojnë së bashku në ndërtimin e një qendre të gazit natyror në rajonin e Thrakisë.
Pas bisedimeve me presidentin rus më herët këtë vit, presidenti turk njoftoi se Ankaraja dhe Moska, pas propozimit nga Rusia, do të punojnë së bashku për ndërtimin e një qendre të gazit natyror në Thraki.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve